Mediat në Serbi vazhdojnë të shkruajnë vazhdimisht kundër yjeve të Republikës së Kosovës, Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, të cilët luajnë për Kombëtaren e Zvicrës.
Mediave serbe iu pengon shumë Shaqiri e Xhaka vetëm pse janë shqiptarë të Kosovës dhe iu turren me lloj – lloj shkrimi. Kësaj radhe një farë mediumi “Kurir”, i njohur për shkrime skandaloze, ka fajësuar edhe mediat zvicerane.
“Skandal, zviceranët provokuan Piksin, e pyetën për Xhakën dhe Shaqirin”!, shkruan ky medium.
“Me provokime u ndesh edhe selektori Dragan Stojkoviq në Doha, pak minuta pas shortit, kur morën vesh se në Botërorin e Katarit do të luanin me Brazilin, Zvicrën dhe Kamerunin”, ka shkruar me tej.
“Një nga gazetarët më bëri një pyetje për Zvicrën dhe politikën. E pyeta se çfarë më pyet mua? I thash që të qetësohej, të mos tundej shumë dhe të kalonte në një pyetje tjetër. E shmanga të flisja për të. Dua ta mbaj kombëtaren tonë larg kësaj. Ne nuk do ta përdorim atë kartë për të fyer dikë, apo për ta rrezikuar në atë mënyrë”,- ka thënë Stojkoviq.
“Dikush më pyeti për hakmarrje, disa nga gazetarët tanë. Ne themi çfarë hakmarrjeje? Nuk ka hakmarrje në futboll dhe sport! Ju luani për fanellën dhe vendin tuaj! Ajo që ishte katër vjet më parë, ne e humbëm. Për ne është plotësisht e qartë se çfarë duhet të bëjë Serbia në fazën eliminatore.
Nuk mund t’i ndaloni mediat të shkruajnë për ato marrëzi. Shokët tanë sportivë i konsideroj miq nga FS Zvicra. Ne ramë dakord që të respektojmë njëri – tjetrin, që të mos ndodhin këto provokime. Nuk do të ketë probleme nga ana jonë.
Nuk më intereson politika dhe nuk do të provokojmë. Nëse i pëlqeu dikujt që të provokojë… nuk do të prekem. Mendoj se këta lojtarë janë mjaft të zgjuar që të mos i përsërisin të njëjtat gabime”, ka thënë Stojkoviq.