Xherdan Shaqiri blerja më e shtrenjtë në histori të Chicago Fire

1 minut lexim

Pas disa javësh spekulimesh, Chicago Fire njoftoi të mërkurën zyrtarisht se ka nënshkruar me shqiptarin, Xherdan Shaqiri.

Chicago e bleu atë nga Lyoni për 7 milionë euro, duke u bërë kështu blerja më e shtrenjtë në histori të klubit.

30-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me Chicagon dhe do ta veshë fanellën me numrin 10.

Ai largohet nga Evropa pas disa viteve të suksesshme fillimisht me Bayern Munich, ku fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2013 dhe më pas me Liverpoolin, ku fitoi Premierligën dhe gjithashtu Ligën e Kampionëve në vitin 2019.

Shaqiri deri më tani në karrierë ka fituar nëntë trofe dhe ka shënuar 102 gola për klube dhe Zvicrën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kishin bërë gati për shitjet dozat e kokainës dhe heroinës, si ranë në pranga 3 të rinj në Elbasan

Story i radhës

Tani rrëfen historinë personale me këngëtaren e famshme shqiptare

Të fundit nga