Atentati ndaj Xhemës, ishte atentat ndaj lirisë së Kosovës, atentat ndaj sakrificës sublime të brezave dhe idealeve të lirisë.
22 vite nga vrasja mizore e Xhemail Mustafës, nga vrasja e intelektualit të shquar, politikanit të guximshëm, atdhetarit të spikatur dhe luftëtarit të paepur të kauzës së lirisë, e cila u goditë rënd me atentatin ndaj Tij dhe kryeveprës së Tij sublime: Lirisë së Dardanisë Antike-Kosovës!
U vra nga dora gjakatare, lajmëtari i lirisë, bilbili i Kosovës së lirë, zëdhënësi dhe këshilltari politik i presidentit historik Rugova, u vra gazetari sypatrembur, penda e mprehtë e libratorit unik e fisnik, e cila fliste gjuhën e kombit, gjuhën e atdheut, gjuhën e lirisë të cilën mëtonte, tok me popullin martir të Dardanisë së vjeter në Gadishullin Ilirik-Kosovës martire.
Xhemajl Mustafa, ndër prijataret dhe themeluesit e LDK-së, përkatësisht, Lëvizjes Nacionale të Kosovës së fund viteve të 80-ta, dhe ndër të parat e Evropës Lindore, e cila e flaki komunizmin, kundërshtoj dhe e luftoj robërinë shekullore me pendë e pushkë, deri në çlirimin definitiv të atdheut me 12 qershor 1999 !
Xhemajl Mustafa, ky burrë i fjalës së urtë dhe i mendimit të mprehtë & e të thellë, bashkë me presidentin Rugova, akademik Aganin dhe shumë burra e gra të spikatura të Dardanisë së vjetër, i dolën zot kauzës kombëtare për liri dhe gjakuan e mishëruan idealet e brezave me projektin nacional për Liri e Pavarësi, frytet e së parës, Xhema i preku, por u ndalua të i shijoj nga falangat shqipfolëse të krimit makabër, fatkeqësisht !
Por, kush e vrau Xhemën, tribunin & rrezen e lirisë ?
Dorasit katil e qyqarë, mund të mos kishin mend as tru, por kishin forcën e mallkuar duke ngre gishtin e krimit, kundër Xhemes dhe lirisë së Kosovës !
Vrasësit e Xhemes, tani pas 22 viteve nga dita e krimit, mund të mos jenë as në jetë, mund të jenë të zhdukur pa gjurmë, sikurse, mund të jenë edhe “heronj” dhe të kenë përmendore diku në Kosovë, ngase ata kanë krye punën e tyre “atdhetare”, kanë marrë kompensimin e premtuar, por nuk kanë qenë të vetëdijshëm se edhe ata duhet të ikin nga kjo botë për faktin se urdhërdhënësit e tyre duhet tëi gëzojnë favoret e lirisë e cila ka emrin e Xhemajl Mustafës, dëshmorëve të lirisë dhe sakrificës së brezave !
Pse u vra Xhema, ku janë urdhërdhënësit qyqarë?
Xhema u vra, ngase ishte krah i djathtë i presidentit Rugova, u vra për tëa dobësuar Rugovën dhe Republikën e Kosovës, duke i’a vra krahet e levizjës për Pavarësi!
Pas atentatit ndaj Kolonel Ahmet Krasniqi gjatë luftës, tanimë në liri, fallangat e krimit dhe recidiv të armikut shekullor, kishin hapur kurbën dhe pistën e krimit në njerëz të dijes, intelektit dhe guximit veprues politik, ku ndër të paret ishin ma të afërmit e presidentit sikurse ishte Xhemajl Mustafa.
Urdhërdhënësit e Xhemës, mund të jenë prapa grilave, mund të jenë të lirë dhe në mesin tonë, mund të jenë kudo, por Xhema i ynë nuk do prehet i qetë, derisa të marrin dënimin e merituar për atentatin mbi të.
Rrëmbimi i pushtetit me çdo çmim, kauzë kapitale dhe kruciale kupolës së krimit!
Vrasjet, rrëmbimet, keqtrajtimet, frikësimet dhe shantazhet e organizatës kriminale dhe anti-shqiptare, ishin metoda dhe logjikë veprimi deri sa muarën pushtetin, uzurpuan pasurinë nacionale dhe futen në zap, pushtetin dhe shtetin deri në maja të piramidës !
Kupola e krimit antikombëtar dhe urdhërdhënësit e vrasjes së Xhemes, dhe e mbi 100 burrave dhe një gruaje heroinë (Sabahate Tolaj), janë në Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Kosovës me seli në Hagë, e njohur si Gjykata Speciale.
Ata të cilët urdhëruan vrasjet e bashkëpunëtorëve të presidentit Rugova, dhe të Xhemajl Mustafes, dhe të cilët kanë zhduk provat edhe dëshmitaret, me gjasë edhe autorët e krimeve, tani kanë mundësinë faktike që të dëshmojnë para Drejtësisë dhe qytetarëve të Kosovës, arsyeshmërinë dhe nevojën e kryerjes së krimeve mbi atdheun dhe veprimtarët e tij.
Zbardhja e vrasjes së Xhemes, dhe jo vetëm, si dhe dënimi i merituar nga Gjykata Speciale, do të jetë një nga ngjarjet më me peshë në historinë e re të Kosovës, me ç ‘rast, përfundimisht do të ndahet shapi prej sheqerit, pra do dihet kush janë ata të cilët ia vranë bijtë ma të mirë të Dardanisë Antike-Kosovës!
Dimensioni i lirisë së Kosovës dhe i shqiptarëve, do të ishte i zymtë dhe gati i pamundur pa kontributin e Xhemajl Mustafes dhe bashkëveprimtarëve të Tij, zatën, zbardhja dhe dënimi i autorëve të krimit, do të jetë satisfaksion për familjet e tyre dhe gjithë Kosovës, dhe mbi të gjitha, trupi i Xhemes dhe tjerëve, tek atëherë do prehën të qetë në Atdheun e larë në gjak nga armiku shekullor dhe shërbëtorët e tyre-shqipfolës.
Lavdi dhe nderim veprës jetësore të Xhemajl Mustafës, në shërbim dhe në dobi të kauzës nacionale; për liri dhe pavarësi të Kosovës.
I çoftë i lehtë dheu i ëmbël i Dardanisë Antike-Kosovës, për të cilën Xhema punoj, veproj dhe u përjetësua!
Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO