Këshilli i ri i Xhamisë “Kapixhi Hamza” që ndodhet në lagjen Gazi Babë të Shkupit ka bërë një gjest shumë të mirë dhe të paparë deri më tani në trevat tona. Ata kanë vendosur që të angazhojnë në Xhami një djalosh me Sindromën Down, i cili do të merr të ardhura mujore, të cilat do të grumbullohen nga vet këshilli i xhamisë në fjalë.
Erkan Latifi 25 vjeçar nga Gazi Baba është i lidhur ngushtë me xhaminë. Nuk ka namaz që Erkani nuk shihet brenda Xhamisë. Ndryshe nga këshilli i Xhamisë thonë se “Erkani është pjesë e jona dhe që asnjëherë askush nuk e ka dalluar e distancuar. Ai na ndihmon shumë në punët e Xhamisë, si brenda po ashtu edhe jashtë. Jemi me fat që e kemi në mesin tonë dhe lutemi që Zoti t’i jep shëndet e jetë të gjatë dhe të lumtur, ashtu siç na e zbukuron ai neve ditën dhe na mbush me plot dashuri”.
Nga këshilli i Xhamisë thonë se të gjithë e duan Erkanin dhe ndonjëherë kur ai mungon në Xhami për shkak të obligimeve, vërtet i gjithë xhemati mërzitet dhe ndjen mungesën e tij.
“Erkani është më i dashuri nga ne në këtë Xhami. Me të vërtetë kur ai mungon për arsye personale, ne e ndjejmë mungesën e tij shumë. Dëshira e tij më e madhe është thirrja e Ezanit dhe shkuarja në Haxh. Shpresojmë që në të ardhmen e afërt ne do t’ia plotësojmë këtë dëshirë”, kanë thënë nga këshilli i Xhamisë “Kapixhi Hamza”.