Xhaka standard, Arsenali vazhdon me fitore

Arsenali vazhdon me fitore, e katërta rresht në Premier League dhe kalon në pozitën e katërt me 48 pikë.

‘Topçinjtë’ shënuan fitore në udhëtim me rezultat 3:2 ndaj Watford-it, në takimin e javës së 28-të.

Futbollistët Odegaard (5′), Saka (30′), Martinelli (52′) shënuan për Arsenalin dhe Cucho (11′) e Sissoko (87’) për Watford-in.

Granit Xhaka luajti titullar, duke dëshmuar angazhim të pashoq në fushë.

Watford zë vendin e 19-të me 19 pikë të mbledhura.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Daja: Negative ishte mungesë e Thaqit, dhe lëndimi i Kuç

Story i radhës

3,500 protestues kundër luftës janë arrestuar në të gjithë Rusinë

Të fundit nga