Xhaka ka dy fjalë për Serbinë…

1 minut lexim

Botërori 2022 Katar – Pak më shumë se tre javë pas humbjes 1:6 nga Portugalia, kapiteni kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka flet për herë të parë për debaklin e të tetës së finales.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Keystone-SDA”, futbollisti i Zvicrës, tha se askush nuk duhet të ketë frikë nga ai.

Pas një pushimi të shkurtër me familjen, 30-vjeçari po përgatitet për pjesën e dytë të sezonit të Premier League në Londër.

“As në Zvicër dhe as jashtë saj, askush nuk mund të ma drejtojë gishtin se nuk kam bërë mjaftueshëm.

Jam krenar për rrugën time”.

Ai flet për ndeshjen me Portugalinë dhe Serbinë. 

“Portugezët ishin më të freskët, më të pushuar.

Ata shkëmbyen tetë pozicione në krahasim me ndeshjen e fundit në grup. Kishim lojtarë të lënduar, por pak opsione.

Dhe sigurisht: Dueli intensiv me Serbinë na mori shumë forcë dhe energji”, tha mes të tjera Xhaka.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosova në Vitin e Ri 2023, e pa kompromis kundër tradhtisë dhe hajnisë

Story i radhës

Xhaferi: Ndryshime kushtetuese, jo zgjedhje!

Të fundit nga