Xhaferi-Von der Leyen: Gjuha maqedonase do të regjistrohet pa fusnotë

July 14, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftojnë nga kabineti i Xhaferit.

“Kryetari Xhaferi, duke i uruar mirëseardhje në Kuvend në emër të deputetëve, theksoi se qëllimet strategjike të shtetit prej pavarësimit të tij janë anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe shprehu bindjen se në çastin kur vendi është në pragun për të filluar procesin e negociatave që duhet të sjellë deri në përmbushjen e qëllimit të dytë strategjik, deputetët do e zgjedhin rrugën e drejtë. Ai theksoi se vendimet merren në pajtim me respektimin e çështjeve kryesore për të cilat shprehet shqetësim në opinion si gjuha, kultura, historia dhe identiteti maqedonas. Gjuha maqedonase do të regjistrohet pa fusnota, potencoi Xhaferi. Ai shprehu bindjen se koha do të dëshmojë se është marrë vendimi i vërtetë”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Transferohet nga burgu i Fierit në Lushnje”, Ministria e Drejtësisë pranon kërkesën e Saimir Tahirit

Story i radhës

​Vashat çeke të “UPOL” në gjysmëfinale të FISU Prishtina 2022

Të fundit nga

ShkoLartë