Ka përfunduar ndeshja e parë e programit të sotëm në sallën “1 Tetori “, e vlefshme kjo për Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete.
Ndeshjen mes Universitetit “UPOL” dhe atij “UNIN” në konkurrencën e femrave e fitojnë hendbollistet çeke në epërsi prej nëntë golash.
Pas plot 60′ minutave lojë të zhvilluara në parketin e sallës “1 Tetori”, vashat e “UPOL” mposhtin kroatet e “UNIN” me shifrat 29:20.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 14:11, kurse pjesa e dytë përfundoi me rezultat 15:9.
Më të mirat e ndeshjes ishin Iveta Mikulenkova e Marketa Dobrovska me nga gjashtë gola, kurse më e dalluara te kroatet ishin Tia Vrcek e Jana Jambrisko me nga pesë gola.
Me këtë fitore, vashat e “UPOL” tani kanë siguruar biletën drejt gjysmëfinales së FISU Prishtina 2022.