Xhaferi: Veprat në Ukrainë, vepra gjenocidi

April 28, 2022
1 minut lexim

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ndodhet në vizitë pune në Ukrainë. Ai në takimin me kryetarin Stefançuk ka shprehur mbështetjen personale por dhe institucionale ndaj krimeve në Ukrainë.

Në përvjetorin e zgjedhjes sime për Kryetar të Kuvendit e vizitova Ukrainën dhe u takova me mikun tim Stefançuk. Ditë historike në shumë aspekte, edhe për të, edhe për ne. Dhuna, lufta, vrasjet nuk bëjnë pjesë në botën bashkëkohore, të ndërtojmë të rrënuarën përmes bashkëpunimit ndërshtetëror, ka shkruar Xhaferi në rrjetin social facebook.

“Sot jam këtu për të shprehur mbështetjen personale dhe institucionale për Verkhovna Radën dhe deputetët e Verkhovna Radës, mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Ukrainës dhe popullit ukrainas. Republika e Maqedonisë së Veriut u bashkëngjit pa rezervë ndaj të gjitha masave restriktive të ndërmarra nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Federatës Ruse dhe do të vazhdojë edhe më tutje të bëjë këtë. Njëkohësisht, Republika e Maqedonisë së Veriut iu bashkëngjit nismës së anëtarëve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian për ndihmë financiare dhe luftarake të Ukrainës. Gjithsesi, do bashkëngjitemi edhe ndaj tentativave për ripërtëritjen e Ukrainës, pas përfundimit të kësaj lufte të pakuptimtë”, tha Xhaferi.

Xhaferi shtoi se pasi panë veprat e krimit të shkaktuara nga rusët do të angazhohet personalisht por edhe institucionalisht do të angazhohemi që ato vepra krimi të marrin emrin përkatës, dhe asnjë emër tjetër përpos vepra gjenocidi.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kombëtarja e Shqipërisë U-15 nis nesër grumbullimin, trajneri Dama shpall listën e futbollistëve

Story i radhës

Për 20 denarë është shtrenjtuar vaji për gatim “Briliant”

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë