Xhaferi: Nuk ka kthim prapa nga integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut

1 minut lexim

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot pasdite është mbajtur pritje solemne me rastin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë.

Në ceremoni morën pjesë kryetari i shtetit Stevo Pendarovski, kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministra në Qeveri, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të bashkësive fetare, ish-kryetarët e Kuvendit Trajko Veljanovski dhe Tito Petkovski, Avokati i Popullit, Naser Ziberi dhe figura të tjera të jetës publike.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se beson se tek të gjithë ne ka forcë, vullnet, vendosmëri dhe vizion se ku duam ta shohim Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Ne kemi një shtet të përbashkët si trashëgimi dhe të gjithë jemi përgjegjës për të, shtoi Xhaferi, duke theksuar se vetëm kështu do të vazhdojë ëndrra e të parëve tanë. Xhaferi ka theksuar se procesi i integrimeve evropiane nuk ka alternativë apo zëvendësim dhe ne kemi ende hapin e fundit”, sepse nuk ka kthim prapa.

Story i mëparshëm

“Boll me teorinë ndërto-korrupto-legalizo”! Rama paralajmëron ndërtuesit, ja porositë për drejtorin e ri të Policisë

Story i radhës

Bare ende mbetet një e panjohur

Të fundit nga

Tërmet në Strumicë

  Një tërmet është ndjerë rreth orës 21:45 të mbrëmjes së sotme në afërsi të Strumicës,