Xhaferi: Interpelanca e VMRO-DPMNE-së paraqet tentativë të vrazhde të manipulimit

min lexim

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot përmes kumtesës u përgjigj ndaj interpelancës që kundër tij e dorëzoi grupi parlamentarë i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit. Interpelanca, thekson Xhaferi, “përmban një varg të pavërtetash dhe paraqet një tentativë të vrazhdë të manipulimit”.

Në vijim është përgjigja e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit për akuzat nga interpelanca e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit:

“Pretendimet e bëra me interpelancë qartë e sugjerojnë qëllimin e parashkruesve që pa çfarëdo baze t’i zhvlerësojnë arritjet e mia, kontributin e veçantë që e dhashë në pesë vitet e kaluara ne ngritjen e nivelit te dialogut dhe kulturës demokratike në dhomën ligjvënëse, duke ndërmarre hapa ndaj përforcimit te pavarësisë së Kuvendit dhe të funksionit të tij kontrollues në raport me pushtetin ekzekutiv – diçka që ishte pothuajse e paparamenduar në periudhën kur një pjesë e parashkruesve aktual të interpelancës ishin shumicë në Kuvend.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, gjithsesi janë të vetëdijshëm se për qëllime ditore-politike, të nxitur nga selia e tyre partiake, plasojnë të pavërteta të vrazhda me konstatimet në interpelancë se i cenoj Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren e Kuvendit.

Konfirmim i mjaftueshëm për akuzat e tyre të pabaza në ketë kontekst janë raportet e Entit Shtetëror të Revizionit në periudhën e vitit 2008, përfundimisht me Raportin e vitit 2020, të publikuar javën e kaluar, argument plus për punën transparentë dhe menaxhimin e Kuvendit në përputhje me rregullat ligjore. Në ketë Raport, ESHR, si organi i vetëm kompetent për kontrollin e punës se Kuvendit, nder të tjerat, konstaton se aktivitetet, transaksione financiare dhe informacionet, e reflektuara në raportet financiare, në të gjitha aspektet materiale, janë në përputhje me rregullativen relevantë ligjore, me udhëzimet dhe politikat e vendosura.

Duke e marre parasysh se Raporti i ESHR-se jep një pasqyre mjaft objektive dhe pozitive per punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kuvendi jep një pasqyre mjaft objektive dhe pozitive per punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kuvendi nuk dha asnjë vërejtje në raport me Projekt-Raportin e revizorit të autorizuar shtetëror per revizionin e here të raporteve financiare dhe revizionin e harmonizimit të KRMV- se per vitin 2020.

Por, ky nuk është rasti edhe me raportet revizore për periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2016, ku janë konstatuar shumë dobësi, cenime normative dhe ka me shumë vërejtje për udhëheqjen dhe menaxhimin e atëhershëm të Kuvendit. Të njëjtat mund t’i gjeni në ueb faqen e internetit.

Në lidhje me pretendimet se e kam cenuar Rregulloren me atë qe kam kërkuar të mbyllen dyert e sallës plenare qe të numërohen të gjithë deputetët e pranishëm, të gjithë që kanë njohuri për ndodhitë në Kuvend në disa vitet e fundit, me siguri e kanë shume të qartë se bëhet fjale për hipokrizi të kulluar.

Respektivisht, është shumë e qartë intenca e opozitës, e cila gjithë këto vite nën obstruksion të punës se dhomës ligjvënëse dhe e pamundëson nxjerrjen e ligjeve të rëndësishme për qytetaret, edhe kësaj radhe të krijoje një përfytyrim të rrejshëm në opinion se unë veproj në kundërshtim me Rregulloren.

Pikërisht Rregullorja i demanton akuzimet e palogjikshme se kam bërë diçka jashtë kompetencave të mia.

Sipas nenit 95 të Rregullores, Kuvendi mund të vendose nëse në seance janë të pranishëm shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve të Kuvendi vendos me shumicë votash të deputetëve të pranishëm, e më së paku me një të tretën e numrit të përgjithshëm të deputetëve, nëse me Kushtetutë nuk është parapare shumice e veçantë. Kryetari i Kuvendit e njofton numrin e deputetëve qe kanë votuar “për”, “kundër” ose “përmbajtur”, si edhe numrin e deputetëve qe janë të pranishëm. Kryetari i Kuvendit mund të caktoje të konstatohet numri i deputetëve të pranishëm me numërim. Numri i konstatuar i deputetëve të pranishëm konsiderohet i saktë përderisa Kryetari ose një deputet, kërkesën e të cilit e mbështesin më se paku dhjetë deputetë, nuk kërkon përsëri të konstatohet numri i deputetëve të pranishëm.

Sipas kësaj, në mbrëmjen e 25 majit, dyert e sallës ishin të mbyllura qe të munden shërbimet e Kuvendit të përcaktojnë numrin e deputetëve të pranishëm, respektivisht nëse ka kuorum për të kaluar në votim. Në fakt, në Rregullore është parapare mundësia për mbylljen e dyerve të sallës, me kërkese të Kryetarit të Kuvendit, ose të një deputeti, të mbështetur nga me se paku dhjetë deputetë. Me saktë, neni 97 i Rregullores Parashikon se gjatë prononcimit nominal të deputetëve, dyert e sallës në të cilën mbahet seanca e Kuvendit mbyllen dhe nuk lejohet hyrja dhe dalja e deputetëve derisa zgjat prononcimi nominal i deputetëve, kështu që qartë është se qëllimi i vetëm i opozitës në ketë rast, ishte të bëjnë një shfaqe të lire para publikut.

Sa i takon akuzave për cenimin e Kodit, unë nuk do të ndërhyj në skenarin e Grupit Parlamentar të koalicionit opozitar, i cili u përpoq të krijoje atmosfere të tensionuar në salle në vazhdimin e seances 71. me qellim të qartë të shkaktoje incident, për çka dëshmon edhe sjellja e koordinatorit të Grupit Parlamentar, i cili në mënyre të palejueshme ndërhyri në hapësirën e përcaktuar për kryesuesin me seancës.

Në ketë rast, vetëm do të theksoj se në pese vitet e kaluara, sillem me respekt të veçantë ndaj të githëve të punësuarve në Shërbimin e Kuvendit të Republikës se Maqedonisë se Veriut. Argument në atë drejtim është edhe angazhimi i veçantë për nxjerrjen e ndryshimeve ligjore të cilat mundësuan pavarësinë e shërbimit të Kuvendit, ashtu siç i ka hije një institucioni i cili është bartës i pushtetit ligjvënës dhe i proceseve demokratike në vend, me çka, nder të tjerat, për here të pare pas një kohe të gjatë u mundësua rritja e pagave e të gjithë të punësuarve në administratën e Kuvendit për 20 përqind.

Sipas kësaj, mundet konstatimi i vetëm i saktë i kësaj interpelance është ai se unë jam i nënshkruari i pare i këtij Kodi, i cili, pas shume tentativave në vitet paraprake, u harmonizua dhe u miratua në mandatin tim, qe vetvetiu flet për përkushtimin tim në përforcimin e demokratizimit dhe të parimeve etike në dhomën ligjvënëse.

E vërtetë e pjesshme është edhe ajo se VMRO-DPMNË-ja dhe Koalicioni, në një periudhë , kur nuk patën sukses me qëllimet e tyre të mbrapshta me 27 prill të vitit 2017, nuk ishin të pranishëm në koordinimet të mua, edhe pse ishin gjithmonë të ftuar sipas rregullit. Por ama, është e vërtetë absolutë se koordinatori dhe deputetët e këtij Grupi Parlamentar, edhe krahas mospranisë në koordinimet, si manovër e tyre politike para opinionit, në atë periudhë, praktikisht nuk dilnin prej kabinetit tim, ku vinin bile edhe për nevoja dhe kërkesa privatë.

Në ketë aspekt, aspak nuk mbajnë ujë konstatimet për mosbashkëpunimin tim me koordinatoret e të gjitha grupeve parlamentare, përfshire këtu edhe ato të opozitës. Për të gjitha koordinimet ka procesverbale të cilat i demantojnë tezat e parashtruara në interpelance për shkeljen e Kushtetutës dhe Rregullores, si edhe për mosbashkëpunimin tim me opozitën, sidomos nëse merret parasysh se në të gjitha koordinimet janë ftuar edhe koordinatoret e bllokut opozitar, bile edhe deputetët të partive qe nuk janë të organizuar në grupe parlamentare, gjë që nuk mund re paramendohej paraprakisht.

Për shembull, procesverbalet e koordinimeve i demantojnë konstatimet në interpelance se unë e pamundësoj shqyrtimin e interpelancave për bartësit e funksioneve publike. Deputetët e VMRO-DPMNË-se, sidomos koordinatori i tyre, e dinë shume mire se të gjitha interpelancat e parashtruara janë venë në rend ditë në seancën plenare, ndërsa ajo qe nuk ka filluar debati për to është “meritë” e vetë parashkruesve të interpelancës.

Në seancën e 36. të mbajtur me 25 mars 2021, koordinatori Nikolla Micevski personalisht kërkoi të hiqen nga rendi i ditës. Është e vërtetë e vjetër se para se të akuzosh dike se pari duhet të shihesh në ”pasqyre”. Të kishte pak autokritike dhe objektivitet të deputetët e VMRO-DPMNE-së ato do të përmbaheshin nga atakët e këtilla të pabazë mbi mua dhe nga krijimi i skenarëve të këtillë.

Sepse faktet flasin se edhe Kodi Etik edhe ndryshimet ligjore me të cilat u mundësua pavarësia e administratë parlamentare janë nxjerrë gjatë mandatit tim, se raporti më i ri i ESHR-së për punën e Kuvendit është i pastër si loti, dhe se shkeljet e Kushtetutës dhe Rregullores ishin praktikë në ca kohëra të kaluara”, thuhet në përgjigjen me shkrim të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, për interpelancën e dorëzuar nga VMRO-DPMNË dhe koalicioni.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ibrahimi për “Sunny Hill”: Ministri Krasniqi bëri shkelje kur kërkoi të ndryshohet dhënia në shfrytëzim e pronës

Story i radhës

Lewandowski refuzon skuadrat angleze

Të fundit nga