xhaferi i shoqerur nga femijet ne hapejen e the park festival ne gostivar 62dab25c6e634

Xhaferi i shoqërur nga fëmijët, në hapejen e “The Park Festival”, në Gostivar

July 22, 2022
1 minut lexim
20220722 161330

Me ftesë të organizatorëve, Kryetari i degës së BDI në Gostivar, Valdet Xhaferi mori pjesë në hapjen e festivalit “The Park Festival”, që Gostivarin do ta bëjë epiqendër të kulturës në tre ditët e ardhëshme. i shoqëruar nga vajza e tij, Alean dhe djali Erioni, Xhaferi ka ndjekur nga afër programin e natës së parë të Festivalit.

“Me Alean dhe Erionin dje në ditën e parë në ‘The Park Festival’ i cili tashmë është etabluar si një festival prestigjioz në Maqedoninë e Veriut dhe rajon. Është nderi jonë që Gostivari është qytet nikoqir i kësaj performance të jashtëzakonshme. Me ftesë të organizatorëve, kisha kënaqësi të jem në hapjen e festivalit që Gostivarin do ta bëjë epiqendër të kulturës në tre ditët e ardhëshme. Festivalit i dëshiroj suksese, ndërsa shfrytëzoj nga rasti që mërgimtarëve nga zemra t’u uroj mirëseardhje në vendlindje në këto ditë feste ku po oranizohen dy festivale jashtëzakonisht të mira”, shkruan Xhaferi duke aluduar tek festivalet Rudina Fest dhe The Park Festival. FB IMG 1658499429691

FB IMG 1658499424686

%D0%B1%D0%B0%D0%BD%D0%B5%D1%80 %D0%B1%D0%BE%D0%BD%D1%83%D1%81 %D0%B8%D0%B3%D1%80%D0%B0 %D0%9E%D0%9D%D0%9B%D0%98%D0%9D%D0%95 2

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shpallja non grata e berishes nga britania reagon kokalari dhe hedh dyshimet e forta 62dab24e74ce4
Story i mëparshëm

Shpallja ‘non-grata’ e Berishës nga Britania, reagon Kokalari dhe hedh dyshimet e forta

varane per ronaldo n ju them se 62dab378508c9
Story i radhës

Varane: Për Ronaldo-n ju them se…

Të fundit nga

Gjendet i vdekur artisti koreano-jugor

Këngëtari koreano-jugor, Wheesung u gjet i vdekur të hënën në shtëpinë e tij në Seul. Ai ishte 43 vjeçar. Artisti u gjet në një gjendje arresti kardiak, thanë autoritetet, duke shtuar se
ShkoLartë