Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” në bashkëpunim me kryesinë e sapozgjedhur të BDI-së organizoi trajnim dy ditësh me përfaqësues të deleguar nga Degët e BDI-së.
Ky projekt ka filluar në vitin 2019 në bashkëpunim me NDI dhe vazhdon të shtrihet në të gjitha degët.
Nga Gostivari morën pjesë kryetari i degës, Valdet Xhaferi dhe Visar Rustemi. Dega e Gostivarit pritet që të rikthejë besimin e qytetarëve duke aktivizuar të gjitha mekanizmat për të rikthyer shpresën dhe punët e mira për të gjithë.
Zgjedhja e Valdet Xhaferi sjell shpresë për ndryshim duke u bazuar në forcën e rinisë si e ardhmja e qytetit dhe vendit në përgjithësi.