xhaferi drejtuar policeve behuni dera e pare ne te cilen do te trokasin qytetaret numri i pare ne te cilin do te telefonojne 62766f1227710

Xhaferi drejtuar policëve: Bëhuni dera e parë në të cilën do të trokasin qytetarët, numri i parë në të cilin do të telefonojnë

May 7, 2022
1 minut lexim
Screenshot 2 750x430 1

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi sot uroi rastin e 7 majit, Ditës së Policisë, përcjell TV21.

Xhaferi në fjalimin e tij para pjesëtarëve të policisë apeloi që ata të kontribuojnë në rritjen e besimit të qytetarëve në MPB.

“Apeloj te të gjithë ju, në emër të qytetarëve – bëhuni dera e parë në të cilën do të trokasin, numri i parë te i cili do të paraqiten çdoherë kur do të ndjehen të pafuqishëm, të privuar nga e drejta, të rrezikuar apo në drojë për jetën e vet personale, për jetën e më të dashurve, për pronën dhe pronësinë. Të trokasin sepse ju besojnë, sepse jeni pjesë e tyre dhe sepse janë të sigurt përderisa ju jeni pranë tyre. Me rëndësi është ta fitoni dhe ta mbani lartë besimin e qytetarëve, me rëndësi është të jeni shembull për atë që do të thotë nëpunës policor profesional në shërbim të qytetarëve. Jam thellë i bindur se besimi i ndërsjellë, bashkëpunimi dhe qëndrimi gjithmonë në anën e vërtetë, të drejtë të ligjit do të kontribuojë të kemi rrugë më të sigurta, institucione më demokratike dhe më të drejta të cilat me asgjë nuk do të ngecin pas forcave policore evropiane dhe botërore të standardit të lartë. Mirë është që ekzistoni, mirë është të jeni rojtari i gjumit të qetë të fëmijëve, nipërve tanë dhe mbrojtja para krimit, terrorizmit dhe çdo të keqeje tjetër bashkëkohore e cila qëndron pezull mbi rendin tonë demokratik dhe mbi sigurinë personale dhe kolektive”, tha Xhaferi në manifestimin e organizuar në Dellçevë.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

autobusa te mbushur me qytetare largohen nga maqedonia video 6276666e61fbc
Story i mëparshëm

Autobusa të mbushur me qytetarë largohen nga Maqedonia (VIDEO)

10 raste te reja dhe asnje vdekje nga covid 19 ne kosove 627670b032112
Story i radhës

10 raste të reja dhe asnjë vdekje nga Covid-19 në Kosovë

Të fundit nga

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi

Dy persona infektohen me Lijen e majmunit

21 Shkup, 22 maj – Instituti i Shëndetit Publik informoi se sot për herë të parë në vendin tonë janë konfirmuar laboratorikisht dy raste me linë e majmunit(Monkeypox). Nga ISHP njoftojnë se
ShkoLartë