Xhafer Deva, nuk ishte kolaboracionist dhe bashkëpunëtor i nazizmit gjerman!

February 11, 2022
min lexim

Debati i këtyre ditëve që po bëhet rreth figurës politike dhe aktivitetit kombëtar të Xhafer Devës, shkas për të cilin debat u bë renovimi i kullës së tij në Mitrovicë, përveç se ishte i mirëseardhur, sidomos për pjesën e opinionit shqiptar i cili nuk ka pasur fare njohuri mbi figurën e Xhafer Devës, në anën tjetër, zbuloi faktin mjaft zhgënjyes, duke shpërfaqur përmasën se sa të mëdha vazhdojnë të jenë divergjencat ideologjike, politike dhe nacionale midis intelektualëve dhe historianëve shqiptar në Kosovë me ata në Shqipëri, të cilat jo vetëm rreth ngjarjeve historike që i kanë ndodhur kombit shqiptar gjatë shekullit 20-të, por këto dallime dhe mospajtime, për fatin e keq, mund të hasën në çdo segment të historisë sonë, siç janë divergjencat e mëdha politike, ekonomike, kombëtare, kulturore, etj.

Mbase, shkas për këtë shkrim-reagim ishte debati i mbrëmshëm televiziv i moderuar nga znj. Rudina Xhunga, emisioni “SHQIP” në Top Channel, e cila për temë debati kishte zgjedhur titullin provokues; “Xhafer Deva, kriminel në Tiranë, hero në Mitrovicë” (9.02.2022), ku të ftuar ishin z. Marenglen Kasmi dhe Prof. Nexhmedin Spahiu, debat i cili dukej hapur se kishte prapavijë anti-kosovare, gjegjësisht që për synim kishte denigrimin dhe njollosjen sa më shumë të figurës politike dhe kombëtare të Xhafer Devës.

Pra, ky debat ishte tendencioz dhe antihistorik në kuptimin e tij mediatik, krejtësisht në shërbim të tezës së kamotshme serbo-çetnike antishqiptare e udhëhequr nga Beogradi zyrtar, i cili nuk kanë lënë gurë e dru pa hudhur mbi aktivitetin dhe figurën e Xhafer Devës, që nga koha e LDB-re e deri në ditët e sotme. Pra, ishin të parët zyrtarët e regjimit fashist të Beogradit, ata të cilët kanë reaguar kundër renovimit të kullës së Xh. Devës në Mitrovicë, dihen se cilat janë arsyet e tyre, për të qenë i dyti pas tyre, njëfarë komunisti-enveristi i përbetuar, Marenglen Kasmi, i ftuar në studio qëllimisht nga znj. Xhunga, i cili në linjë të plotë me çetnikët e Serbisë, do e cilëson Xhafer Devën si kriminel i cili gjoja me 4 shkurt 1944 paskësh vrarë në Tiranë afër 80 shqiptarë, se ka qenë kolaboracionist i nazizmit gjerman, se është themelues i “SS Brigadës-Skanderbeg” famëkeqe, si tradhtar i kombit, etj. ..!?

E gjithë kjo maskaradë e kurdisur nga Rudina Xhunga dhe i ftuari i saj i lartë cekur, rreth figurës së ndritur të Xhafer Devës, në veçanti shpifjet perfide që iu bënë në këtë debat veprimtarisë nacionaliste të atdhetarit, siç ishte Xhafer Deva, shpalosën edhe njëherë faktin, se ideologjia komuniste-enveriste në Shqipëri, jo që ende nuk ka vdekur, por që e njëjta ideologji është akoma më shumë e rrënjosur thellë në shpirtin dhe mendjen e pinjollëve komunist të tipit të këtij farë kvazi-historianit, Marenglen Kasmi si dhe shumë socialist të tjerë si ky, me vet faktin, sepse gjatë tërë kohës së debatit me Prof. Nexhmedin Spahiun, ky shfaqte urrejtje, fyerje dhe denigrim patologjik ndaj luftës së patriotëve kosovarë, Nacionalistë demokratë shqiptarë (NDSH), në krye me Bedri Pejanin, Rexhep Mitrovicën, Xhafer Deven, Shaban Bashën, dhe shumë të tjerë, të cilët shpëtimin e Shqipërisë etnike dhe të kombit shqiptar nga hegjemonizmi serbomadh, si dhe formimin e Shqipërisë etnike në një shtet unik, e shihnin ekskluzivisht në aleancë me popujt perëndimorë, madje edhe me Adolf Hitlerin, i cili siç dihet gjatë LDB-re e lejoi formimin e Shqipërisë etnike, gjë e cila në asnjë rrethanë për shqiptarët nuk nënkuptonte, se me këtë aleancë po bëheshin pjesë e nazizmit, përveç se kërkonin mbështetje nga Gjermania, si shteti më i fuqishëm i kohës e cila ishte në ofensivë për ta pushtuar gjithë Evropën.

Pra, për aq sa ka qenë nazist një budist në Indi, po aq ka qenë nazist Xhafer Deva me shokët e tij, dhe mu këtu qëndron tragjika dhe mjerimi intelektual i historianëve dhe politikanëve komunist në Shqipëri, sepse kontekstin e ngjarjeve dhe shkaqeve të LDB-re e shohin vetëm përmes vrimës së ideologjisë komuniste, duke iu bërë ngjarjeve dhe patriotëve shqiptarë analiza dhe vlerësime sipërfaqësore, tendencioze të mbarësuara me ideologjinë serbo-llavo-ruso-komuniste, pa hyrë fare në brendinë e shpirtit dhe ndjenjave patriotike të kosovarëve, si pjesa më e persekutuar dhe më e masakruar e kombit shqiptar nga ana e regjimeve kriminale të Serbisë, që nga vitet 1800 e deri në vitin 1999, kur me ndihmën e miqve tanë amerikan, anglez, gjerman, etj., do marrin fund përgjithmonë vuajtjet dhe tragjeditë e tyre më mizore që ka njohur ndonjëherë historia e popujve të Evropës. Nga kjo prizëm duhet shikuar dhe analizuar edhe figura e patriotit Xhafer Deva, dhe jo nga këndi i bolshevizmit ruso-sllavo-ortodoks, i cili në krye me Stalinin, kombit shqiptar ia ka bërë dëmet më të mëdha në historinë e tij mijëra vjeçare..!?

Këtu dëshiroj ta bëjë një digresion të shkurtë lidhur me deklaratën e ambasadorit gjerman në Kosovë, z. Joern Rohde, i cili e vlerësoi negativisht restaurimin e kullës së Xhfaer Devës, deklaratë kjo e cila erdhi kryekëput si rezultat i keqinformimit të tij nga propaganda serbe, por që në esencë kjo deklaratë përmbante në vete edhe qëndrimin zyrtar të qeverisë gjermane ndaj Nazizmit, i cili në Gjermani është i ndaluar me ligj, ndaj si përfaqësues diplomatik i saj në Kosovë, e ka pasur si detyrim që të distancohet nga çdo veprim që ndërlidhet me nazizmin, e jo pse figura e Xh. Devës ka ndonjë peshë për popullin gjerman.

Në anën tjetër, të gjitha kundër-faktet të cilat Prof. Nexhmedin Spahiu mundohej t’ia ofronte këtij kvazi-historianit, M. Kasmi, ishte një përpjekje koti, sepse ky as që donte t’i dëgjonte ato, madje me mimikën dhe gjestikulimet e tij prej injoranti komunist, ishte tepër neveritës insistimi i tij që me çdo kusht Xhafer Devën ta paraqiste si kriminel dhe tradhtar të kombit shqiptar..!?

Një gjë tanimë është bërë shumë e qartë, se Kosova martire në çastet më të vështira që i ka kaluar përgjatë shekujve 19 dhe 20-të, asnjëherë nuk ka qenë e mbrojtur ashtu siç do duhej të ishte nga vëllezërit e saj në Shqipëri, sikur para shpalljes së pavarësisë me 1912, ashtu edhe pas kësaj date, veçse të njëjtën, Kosovën, e ka shfrytëzuar gjithherë si paravan mbrojtës nga sulmet e Serbisë fashiste nga veriu, dhe për këtë flasin më së miri dhjetëra fakte historike, që nga viti 1878/87, me 1912, 1913, 1918, 1945, 1981, 1989, dhe 1998-99, kur Kosova gjithmonë ngeli nën robërinë e Serbisë fashiste me fajin kryekëput të Shqipërisë londineze, dhe jo vetëm të fuqive të mëdha botërore..!?

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA-ja nis edhe tre mijë trupa të tjerë për në Poloni

Story i radhës

Netflix bën dokument për vjedhjen multi-miliardë dollarëshe në Bitcoin

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë