Xhafer Deva, luftëtari madh kundër çetnikëve dhe komunizmit serbo-sllav

May 18, 2022
min lexim

Kush është krimi më i madh, ai për të cilin e akuzojnë Xhafer Devën komunistët shqiptarë për të ashtuquajturën masakër të 4 Shkurtit, apo janë krimet e Partisë Komuniste Shqiptare, e cila ua dorëzoi Kosovën pushtuesve komunistë serbo-sllavë; apo është bashkëpunimi i partizanëve shqiptarë me ata jugosllave në krime e vrasje të nacionalistëve dhe patriotëve kosovarë; apo janë krimet dhe vrasjet që komunistët shqiptarë kryen si gjatë Luftës ashtu edhe pas saj kundër patriotëve e nacionalistëve shqiptarë në Shqipëri si dhe vuajtjet, tmerret dhe gjenocidin që përjetoi populli shqiptar pas instalimit të regjimit komunist në Shqipëri?!

Kjo është një pyetje që jep përgjigjen se Xhafer Deva si veprimtar nacionalist e luftëtar kundër çetniko-komunizmit serbo-sllav dhe kundër komunizmit shqiptar, ai është HERO I MADH.

Deva është hero për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Sanxhakut, të Diasporës si dhe për nacionalistët, disidentët, të persekutuarit dhe për patriotët e Shqipërisë.

Atë për të cilën luftoi Xhafer Deva u realizua me 12 qershor 1999 nga Rugova, UÇK-ja me SHBA-në dhe NATO-n, pasi ra komunizmi në Shqipëri dhe pasi u shpartallua regjimi kriminal antishqiptar komunisto-shovinist në Serbi.

Mirëpo, ishte fatkeqësi kombëtare që në Shqipëri u instalua komunizmi pasi ai regjim nuk bëri asgjë as për liritë dhe të drejtat kombëtare të popullsisë shqiptare as të Çamërisë, as për të dënuar gjenocidin grek dhe për të rifituar çamët atdheun e tyre. Por, po fatkeqësisht se asgjë nuk kanë bërë as qeveritë shqiptare pas rënies së komunizmit për Çështjen çame.

Historia komuniste është përpjekur dhe ka spekuluar me historinë duke ia atribuuar rolin kryesor të fitores së Luftës së Dytë Botërore Bashkimit Sovjetik dhe vendeve që i pushtoi komunizmi, si dhe për të justifikuar shtypjen dhe gjenocidin që komunizmi ka ushtruar kundër demokracisë dhe lirive e të drejtave të njeriut dhe atyre kombëtare për 50 vite nën çizmen sovjetike, shqiptarët e Kosovës nën regjimin komunist titist dhe shqiptarët e Shqipërisë nën regjimin enverist.

Fakti i fundit kur reagoi edhe Serbia por edhe komunistët e pinjollët e nostalgjikët e komunizmit në Shqipëri kundër restaurimit të shtëpisë së patriotit dhe nacionalistit të madh Xhafer Deva , pse ai ka mbrojtur shqiptarët kundër brigadave komunisto-serbe dhe prej bandave të çetnikëve si dhe pse ai ka qenë kundërshtar i pushtimit të Shqipërisë nga komunizmi sllavo-ortodoks.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe komunizmi sovjetik kundër nacionalizmit ukrainas të cilët gjithmonë e kanë kundërshtuar pushtimin dhe regjimin kriminal leninisto-stalinist komunisto-rus.

Nacionalistë ukrainas gjermanët dhe pushtimin gjerman të Bashkimit Sovjetik e shikonin si mundësi për çlirim nga çizmja sovjetike, ashtu si edhe shqiptarët jashtë Shqipërisë, ata të Kosovës e shikonin pushtimin gjerman si mundësi për të fituar lirinë dhe bashkimin me Shqipërinë.

Ashtu si serbët që gënjejnë sikur Xhafer Deva ka persekutuar hebrenjtë kur ne fakt ai i ka mbrojtur ata. Dhe këtë gjë mundohet që ta përdorë Putini sot, duke i akuzuar si neonazistë luftëtarët dhe mbrojtësit e shtetit të Ukrainës kundër pushtimit rus.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore vendimtare për fitoren mbi Gjermaninë ka qenë aleanca Anglo-amerikane, por përfituesja më e madhe ishte Bashkimi Sovjetik dhe komunizmi mashtrues e demagogjik, i cili në emër të luftës kundër fashizmit, në fakt kryen revolucionin proletar të marrjes me dhunë të pushtetit dhe instaluan regjimin antihuman, antidemokratik dhe pushtues komunist në vendet ish-socialiste dhe i mbajtën ato nën sundim për afro 50 vjet.

Luftën e Dytë Botërore e shfrytëzuan në maksimum Bashkimi Sovjetik e komunizmi dhe e përdorën atë luftë si një revolucion proletar për të marrë pushtetin dhe për triumfin e komunizmit.

Komunistët shqiptarë e përdorën Nazizmin, Fashizmin dhe Luftën e Dytë Botërore për të marrë pushtetin dhe për të sulmuar, luftuar e asgjësuar të djathtën, nacionaizmin dhe demokracinë.

Këtë e bëri Partia Komuniste e Shqipërisë sipas direktivave, udhëzimeve dhe planeve të Beogradit dhe Moskës. Pavarësisht se luftën partizane shqiptare e mbështesnin me armë, municione e veshmbathje anglo-amerikanët, komunistët shqiptarë shpirtin dhe zemrën e kishin te Tito dhe te Stalini, ashtu sikurse edhe sot ish-komunistët shqiptarë bëjnë sikur janë properëndimore, por veprojnë si serbo-rusofilë.

Komunizmi dhe komunistët gënjeshtarë paraqiteshin si çlirimtarë jo vetëm nga nazizmi por edhe kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër borgjez e kapitalist, dhe vetëm sa mashtruan popuj e kombe të cilët pastaj ranë nën sundimin e çizmes dhe të prangave komuniste.

Xhafer Deva, ky nacionalist dhe patriot i madh shqiptar ishte ai i cili e dinte se kush ishte komunizmi, si dhe e dinte rrezikun e tij të jashtëzakonshëm si kërcënim për kombin shqiptar, për shqiptarët e Kosovës por edhe për Shqipërinë.

Gjermanët shiheshin nga shqiptarët e Kosovës si çlirimtarë kur ushtria gjermane e pushtoi Serbinë, sepse Serbia ishte pushtuese dhe kolonizatore në Kosovë.

gjerman i Serbisë e gjeti Kosovën në gjendjen më të rëndë se kurrë më pare, pasi shqiptarëve të Kosovës u kërcënohej ekzistenca jetike si shqiptarë , të cilët ishin nën shtypje dhe nën presion që ose duhej të asimiloheshin e konvertoheshin në serbo-ortodoksë, ose duhej që të largoheshin nga Kosova.

Dhe prandaj mbi ta ushtrohej gjenocid e dhunë, vrasje, përndjekje, dëbime dhe pastrim etnik. Me pushtimin gjerman të Serbisë elita patriotike e nacionaliste kosovare shfrytëzuan rastin dhe formuan shtetin shqiptar të Kosovës me ushtri, polici, administratë dhe arsim shqip.

Xhafer Deva kishte si qëllim Bashkimin Kombëtar.

Mirëpo në Shqipëri komunizmi serbo-sllav kishte shtënë në dorë si drejtimin e Partisë komuniste shqiptare ashtu edhe luftën partizane dhe me këto serbo-komunistët synonin të shkaktonin luftë civile mes shqiptareve për mposhtjen dhe shkatërrimin e nacionalizmit shqiptar, dhe pas luftës Shqipëria të ishte satelit i Jugosllavisë dhe pa përjashtuar edhe qëllimin për ta gllabëruar e pushtuar atë komunistikisht e proletarisht.

Në Shqipëri depërtoi lirshëm komunizmi sepse fatkeqësisht nacionalizmi në Shqipëri nuk është se ka qenë diçka e fortë tradicionalisht, pasi Shqipëria londineze nuk e kishte pësuar nga nacional-shovinizmi kriminal e gjenocidist serbo-sllavo-grek dhe as nuk ishte përballur me të.

Xhafer DEVA si patriot e nacionalist i madh, duke e ditur faktin se si antikomunistët ashtu edhe komunistët serbë ishin njësoj agresiv, barbarë e shovinistë antishqiptarë, dhe prandaj Deva ishte i përbetuar në luftë si kundër çetnikëve serbë, ashtu edhe kundër komunizmit jugosllav dhe atij në tërësi, dhe po prandaj ai gjithë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare, luftës për çlirimin e Kosovës si dhe luftës kundër regjimit komunist në Shqipëri, gjë e cila triumfoi në Kosovë me 12 Qershor 1999, dhe në Shqipëri në Dhjetor 1990.

Serbët dha rrangallat komuniste në Shqipëri dhe disa në Kosovë e quajnë akoma Xhafer Devën kolaboracionist dhe nazist, ashtu sikurse Vladimir Putini i Rusisë që i quan nazistë, nacionalistët ukrainas pse ata kishin luftuar kundër Bashkimit Sovjetik gjatë pushtimit gjerman të BS-së, si dhe po nazistë i quan edhe këta të sotmit, patriotët dhe luftëtarët ukrainas që po luftojnë kundër pushtimit caristo-stalinist të Putinit.

Ukrainasit sot po luftojnë jo kundër Hitlerit, por kundër Carit e Stalinit të ri dhe kundër mbeturinave dhe agjentëve të Moskës, ashtu sikurse që ka luftuar edhe Xhaferr Deva kundër çetniko-komunistëve serbë dhe agjentëve të tyre, komunistëve shqiptarë të cilët ishin lidhur si mishi me kockën me komunistët jugosllavë.

Presidenti Zelenski i Ukrainës është bërë një hero e simbol lirie e kombëtarizmi në Ukrainë, ashtu sikurse që është për shqiptarët dhe për nacionalizmin e patriotët shqiptarë edhe Xhafer Deva, hero i madh.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Google ndryshon mendje, përdoruesit pa pagesë të G Suite nuk do të humbasin Gmail-et personale

Story i radhës

Këshilli i Prindërve i Kosovës dënon lënien anash të fëmijëve nga komuniteti RAE në Festën e Abetares në Pejë

Të fundit nga

ShkoLartë