Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka përkujtuar viktimat e sulmit terrorist më 11 shator 2001 në SHBA.
Përmes një postimi në Twitter, Xhaçka shkruan se 11 shtatori nuk do të harrohet kurrë.
“Sot nderojmë viktimat e sulmeve të 11 shtatorit. Ne kujtojmë jetët e humbura në atë tragjedi të tmerrshme, por gjithashtu krenohemi me guximin, dhembshurinë, sakrificën dhe solidaritetin që u zbulua në atë ditë. Nuk do të harrojmë kurrë! #NerverForget #Remember911″, shkruan Xhaçka.
Sot mbushen 21 vjet nga sulmi i 11 Shtatorit 2001 në Qendrën Botërore Tregtare në New York, ngjarja më e rëndë në tokën amerikane, kur katër terroristë të grupit al-Kaeda morën peng katër avionë pasagjerësh dhe i përplasën duke vrarë rreth 3000 njerëz.
Dy avionë goditën kullat binjake në New York, ndërsa dy të tjerë në Virginia e Pennsylvania pak më vonë. Dhjetë vjet pas tragjedisë ushtria e SHBA bastisi kompleksin në Abbottabod, Pakistan, dhe vrau kreun e Al Kaedas, Osama bin Laden.
Sulmi ndryshoi përgjithmonë Shtetet e Bashkuara dhe pas-goditjet e tij ndjehen edhe sot, jo vetëm nga të plagosurit dhe të afërmit e viktimave, por dhe të gjithë ata që e dëshmuan direkt në ekranet e televizioneve nëpër botë.