Xavi takon drejtuesit e Barcelonës

January 22, 2022
1 minut lexim

Me Dembele që po paketon valixhet për t’u larguar nga Katalunja dhe me Ansu Fati që do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni, për t’u rikthyer vetëm në fund të sezonit, te Barcelona është ndezur sërish sinjali i alarmit për repartin e sulmit.

Trajneri Xavi mësohet se ka pasur një takim me drejtuesit e klubit së fundi, të cilëve u ka kërkuar një sforco për të sjellë në “Camp Nou” sulmuesin spanjoll Alvaro Morata, i cili aktualisht është pjesë e Juventusit në Itali.

Sulmuesi spanjoll pëlqehet shumë nga Xavi, që e di mirë se mund ta përdorë qoftë si pykë, qoftë në krah, në rast nevoje, ndaj tani topi kalon në këmbët e drejtuesve të Barcelonës, që kanë vullnetin për të kënaqur trajnerin e tyre.

Aktualisht numrat në sulmin e Barcelonës janë të reduktuar, pasi kanë mbetur vetëm emra si Depay, Braithwaite, Ferran Torres dhe Luuk De Jong, ndaj Morata do të bënte më komod Xavin në pankinë.

Megjithatë misioni nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi edhe te Juventusi i kanë me “pikatore” sulmuesit dhe trajneri Allegri këmbëngul në qëndrimin e Moratës deri në fund të sezonit në Torino.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lirman: Sa më shpejt duhet të fillojnë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Story i radhës

Liljana Bozhinovska: Arsovska nuk realizoi asnjë projekt në muajt e parë të mandatit

Të fundit nga

ShkoLartë