Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka propozuar ndryshimin e dy rregullave në botën e futbollit. Prekjet e topit me dorë në zonë po interpretohen në disa mënyra të ndryshme, ku nuk ka dakortësi as pas përfundimit të ndeshjes mes njerëzve të fushës.
Shumë e quajtën penalltinë e marrë dje nga Barcelona si absurde, por Xavi është i bindur në identë e tij. Trajneri shprehet se futbolli duhet trajtuar si basketbolli, ku nëse preket topi me këmbë, vjen menjëherë dënimi.
Në këtë rast, nëse preket topi me dorë, pa marrë parasysh asgjë tjetër, tekniku i katalanasve kërkon penalltinë, pa hyrë shumë në pjesën e interpretimeve.
Nga ana tjetër kërkon që të ndalohet edhe koha e ndeshjes sa herë që topi të dalë jashtë fushës, për të shmangur vonesën dhe duke kërkuar lojën efektive,