Presidenti Meta: Angazhimi im në të ardhmen do të jetë për rikthimin e sovranitetit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përsëritur thirrjet e tij se shumë shpejt do të rikthehet aktiv në politike dhe kjo do të ndodhë menjëherë sapo të përfundojë mandatin e tij si President në 24 korrik.

Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se angazhimi i tij në të ardhmen do të jetë për të rikthyer sovranitetin e popullit shqiptar. Ndërsa kujton edhe shprehjen e juristit Ledi Bianku.

“Angazhimi im në të ardhmen do të jetë në radhë të parë për rikthimin e sovranitetit të popullit të Shqipërisë.

Të mos harrojmë kurrë atë që tha më 2 Mars, Ledi Bianku, një nga juristët më të shkëlqyer të Shqipërisë: “Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë.””, shkruan Meta.

Në një intervistë televizive mbrëmjen e djeshme, kreu i shtetit ndër të tjera u shpreh: “Unë pa beteja nuk jetoj dot. Por jane beteja te drejta. Jam krenar,  që kam pasur koherencë në  të gjitha vitet e mia në politikë, ndaj integrimit , ndaj sovranitetit dhe integritetit të vendin tim.

Kushtetuta i bashkon të gjithë, pavarësisht origjinës dhe fesë që kemi.

Për mua ajo që mbetet e shenjtë është Kushtetuta.

Problemi kryesor për mua ka qenë dhe ngelet opozita e cila ka qenë inekzistente, por këtu nuk mund të lë pa faj maxhorancën kur nuk plotëson kushtet për votuesit të cilët i kanë dhënë votën për të drejtuar”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xavi kërkon të ndryshohen rregullat e futbollit

Story i radhës

Arrestohen dy të rinj nga Studeniçani

Të fundit nga