Xavi dëshiron që Lionel Messi të rikthehet në Barcelonë pasi mendon se aventura e yllit argjentinas në klub nuk ka mbaruar.
Messi u largua nga Barça verën e kaluar për t’iu bashkuar Paris Saint-Germain, pasi gjiganti katalunas nuk ishte në gjendje të rinovonte kontratën e tij për shkak të problemeve financiare.
Argjentinasi është një ikonë e Barcelonës, pasi ka shënuar 672 gola në 778 ndeshje dhe ka fituar 34 trofe, përcjell KosovaPress.
Messi, i cili konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj të gjitha kohërave, nuk ka pasur paraqitje të mira në Paris për shkak të një përzierjeje të lëndimeve dhe formës së luhatshme.
Ish-bashkëlojtari i tij i Barcelonës, Xavi, mendon se historia e 35-vjeçarit te Barça nuk ka përfunduar ende.
“Unë do të doja të mendoj se koha e Messit në klub nuk ka mbaruar, e lëre më mënyrën se si ndodhi. Unë mendoj se ai meriton një shans të dytë, ose një shans tjetër, për të treguar se mund të largohet mirë nga klubi dhe se ai ka qenë lojtari më i mirë në histori”, tha Xavi.
“Nga viti i ardhshëm do të flasim për këtë. Por nëse pyetja është a do ta doja, përgjigja është po”, shtoi më tej trajneri i Barçës.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta po ëndërron gjithashtu të rikthejë Messin në “Camp Nou” për t’i dhënë fund karrierës së tij te gjiganti katalunas, ku së fundmi tha se ndihet borxhli ndaj Messit.