Xavi dhe Jordi Cruyff takuan Erling Haaland në Munih

March 3, 2022
1 minut lexim

Xavi dhe Jordi Cruyff takuan Erling Haaland në Munih, të martën e kësaj jave”. Lajmin bombastik e jep sot gazeta katalanase “L’Esportiu”, sipas së cilës trajneri dhe menaxheri i Barcelonës do të kishin udhëtuar në fshehtësi të madhe drejt Bavarisë për t’u ribashkuar me objektivin e tyre të madh të merkatos në verën e ardhshme.

Një “samit” për t’i prezantuar atij personalisht projektin Blaugrana, duke qenë se norvegjezi i Borussia Dortmund ishte në Mynih për të kuruar dëmtimin e tij, edhe pse, siç thekson e njëjta gazetë, sigurisht që konkurrenca nuk mungon.

Duke filluar me atë të Real Madridit të Florentino Perez, i cili do të donte të bashkonte Haaland dhe Kylian Mbappé brenda mureve të “Bernabeut” të ri. Edhe Joan Laporta ka pasur disa takime me agjentin e sulmuesit norvegjez, Mino Raiola. Kujtojmë se në fund të këtij sezoni aktivizohet klauzola 75 milionë euroshe për bjondin nordik.

Pra, klubi aktual, Borussia Dortmund, nuk mund ta mbajë nëse dikush ofron këtë shumë dhe vetë futbollisti vendos të shkojë atje ku mendon se është më e mira për veten e tij në këtë moment të karrierës. Shumë e kanë këshilluar Haaland të mos shkojë te Real Madridi, nëse edhe Mbappe do të përfundojë atje, sepse do të ngelej në hijen e francezit.

Pra, bashkë me 23-vjeçarin transalpin, kampion bote më 2018, Haaland do të provonte të njëjtë situatë si Neymar te Barcelona, kurrë “violinë” e para, sepse aty ishte “mbreti”, Lionel Messi. Një llogari e tillë, duke qenë sfidanti i madh i Mbappe, duket se e shtyn bomberin norvegjez drejt Barcelonës. Atje do të ishte “Zot”, jo vetëm njëri nga galaktikët, si te “Los Blancos”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Marsi dhe prilli do të jenë muaj me shumë fat për të gjitha shenjat e zodiakut

Story i radhës

Votime në ambiente të rrënuara, Bashkia Shkodër kritikohet për përzgjedhjen e objekteve të rrezikshme

Të fundit nga

ShkoLartë