Çiklisti Wout van Aert ka shënuar fitore të madhe në etapën e katërt të edicionit të 109-të të “Tour de France”.
Ai zuri vendin e parë me kojë të kaluar për 04:01:36 orë.
Belgu verdhekuq festoi falë një beteje të skuadrës Jumbo Visme në përfundimin e fundit malor 10 kilometra para vijës së finishit në Calais.
Van Aert tani është 32 sekonda para sllovenit Pogaçar që renditet i treti.
Pamje nga gara
Dhjetë kilometra para përfundimit të etapës së 4-të Dunkerque-Calais me gjatësi 171.5 km dhe 1970 metra lartësi, u zhvillua garë shumë interesante.
Wout van Aert ishte i pari që kaloi ngjitjen e kategorisë 4 dhe më pas drejt vijës së finishit.
Belgu festoi fitoren e tij të parë në etapën e tij në “Tour de France” për këtë vit, dhe të shtatën në total në këtë garë prestigjioze, duke mbajtur fanellën e verdhë të liderit.
Etapa e pestë mbahet nesër në relacionin LIlle – Metropole – Arenberg Porte Du Hainaut, me gjatësi të shtegut 157 kilometra.
Etapa e 4-të
1. Wout van Aert (Jumbo-Visma) 04:01:36
2. Jasper Philipsen (Alpecin-Deceuninck) + 08
3. Christophe Laporte (Jumbo-Visma) + 08
4. Alexander Kristoff (Intermarché-Wanty-Gobert) + 08
5. Peter Sagan (TotalEnergies) + 08
6. Luca Mozzato (B&B Hotels-KTM) + 08
7. Danny van Poppel (Bora-hansgrohe) + 08
8. Hugo Hofstetter (Team Arkéa-Samsic) + 08
9. Michael Matthews (Team BikeExchange-Jayco) + 08
10. Benjamin Thomas (Cofidis) + 08
Renditja e përgjithshme
1. Wout Van Aert (Jumbo – Visma) 13h 02′ 43”
2. Yves Lampaert (Quick-Step Alpha Vinyl Team) + 00h 00′ 25”
3. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates) + 00h 00′ 32”
4. Mads Pedersen (Trek – Segafredo) + 00h 00′ 36”
5. Mathieu Van Der Poel (Alpecin – Deceuninck) + 00h 00′ 38”
6. Jonas Vingegaard (Jumbo – Visma) + 00h 00′ 40”
7. Primozh ROGLIç (Jumbo – Visma) + 00h 00′ 41”
8. Adam Yates (Ineos Grenadiers) + 00h 00′ 48”
9. Stefan Küng (Groupama – FDJ) + 00h 00′ 48”
10. Thomas Pidcock (Ineos Grenadiers) + 00h 00′ 49′