Winch: Ndarja është si heqja nga droga

Ndarja është jashtëzakonisht e vështirë në shumicën e rasteve, por e mira është se ka metoda që mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë

Në librin “How to Fix a Broken Heart”, psikologu Guy Winch zbuloi se ndarja ndikon shumë në psikikën tonë.

“Rezonanca magnetike ka treguar se shkëputja mund të barazohet me vështirësitë që kalojnë personat e varur kur përpiqen të heqin qafe një ves. Të dyja situatat në trurin e njeriut aktivizojnë të njëjtat ‘mekanizma’ molekularë”, tha ai për Independent.

Për shkak të kësaj, ne bëhemi të varur nga ish-partneri ynë dhe fillojmë ta dëshirojmë atë ashtu siç të varurit e dëshirojnë drogën.

E idealizojmë deri në atë masë sa mendojmë se askush nuk do ta zëvendësojë dot.

Winch renditi gjashtë këshilla që më në fund do t’ju ndihmojnë të kapërceni personin që dikur keni dashur në një mënyrë të shëndetshme.

1. Mos kontrolloni se çfarë bën në rrjetet sociale. Kjo vetëm mund t’ju shqetësojë më tej.

2. Mundohuni të mendoni logjikisht për arsyet e ndarjes. Mos bëni komplote dhe përpiquni ta lëndoni atë. Pajtohu me faktin se ky thjesht nuk ishte personi për ty.

3. Bëni një listë të situatave në të cilat ju është dashur të bëni kompromis për të ditur atë që definitivisht nuk dëshironi të përsërisni në marrëdhënien e ardhshme.

4. Bëni përpjekje që t’u ktheheni aktiviteteve që dikur ju bënin të lumtur. Është e rëndësishme të vendosni një rutinë të re për të vazhduar jetën.

5. Hiqni gjithçka që ju kujton një marrëdhënie të dhimbshme. Këto mund të jenë letra, foto dhe të ngjashme.

6. Kontaktoni miqtë tuaj dhe lërini ata t’ju ndihmojnë. Secili prej nesh e ka hasur këtë problem dhe mund të ofrojmë këshilla që sigurisht do të jenë të dobishme. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Frazat të cilat i përdorurin meshkujt që abuzojnë emocionalisht me partneren e tyre

Story i radhës

Eriksen: “Çfarë jave! Faleminderit, që më bëtë të ndihem si në shtëpi”

Të fundit nga