William i dedikon Kate-it fjalët më të bukura pas vitit të vështirë: Për gruan dhe nënën më të pabesueshme

January 10, 2025
1 minut lexim

Princi i Uellsit i ka uruar ditëlindjen gruas së tij, Kate, pasi ajo mbush 43 vjeç.

“Për gruan dhe nënën më të pabesueshme. Forca që ke treguar gjatë vitit të kaluar ka qenë e jashtëzakonshme”, shkroi William në një mesazh të postuar në rrjetet sociale. “George, Charlotte, Louis dhe unë jemi shumë krenarë për ty. Gëzuar ditëlindjen, Catherine. Ne të duam. W.”

Princesha u është rikthyer detyrave mbretërore pas trajtimit ​​të kimioterapisë, si pasojë e diagnostikimit me kancer vitin e kaluar.

Kensington Palace postoi mesazhin personal të shkruar nga William së bashku me një foto të papublikuar më parë të Kate, të realizuar nga fotografi Matt Porteous në Windsor verën e kaluar.

Fotoja bardh e zi tregon princeshën të buzëqeshur, e veshur me xhinse, një këmishë të bardhë dhe një shall.

Edhe familja mbretërore i uroi asaj ditëlindjen.

Llogaria zyrtare e monarkisë ndau një mesazh në X duke thënë: “Gëzuar ditëlindjen për Princeshën e Uellsit!” së bashku me një emoji për tortën e ditëlindjes.

Postimi kishte gjithashtu një foto të Kate duke mbledhur lule nga dashamirës ndërsa shkonte në kishë në Sandringham në ditën e Krishtlindjes.

Kjo ishte hera e fundit që Princi dhe Princesha e Uellsit u panë së bashku në publik.

Mësohet se Katerina po feston ditëlindjen në shtëpinë e saj në Windsor, me William-in dhe tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Story i radhës

Kuvendi fillon me punë, në rend dite shkarkimi i Mexhitit, Stoilkoviçit, Toshkovskit, Isenit dhe Ilire Dautit

Të fundit nga

Një milionë euro ose do të largohem!

Myrto Uzuni është kthyer në një cështje te Granada. Sulmuesi shqiptar ka pasur një përplaaje me klubin për shkak të pagesës. Sipas trajnerit të Granadas, Uzuni nuk do të stërvitet me ekipin,
ShkoLartë