Russell Westbrookut dhe Patrick Beverlyt do t’u jepet nga një unazë kampioni nga Los Angeles Lakersat nëse këta të fundit e fitojnë titullin.
Sipas Chris B. Haynesit, klubi nga Los Anxhelosi do t’i nderojë dy lojtarët të cilët i largoi gjatë afatit kalimtar dimëror.
“Nëse Lakersat arrijnë ta fitojnë krejt, ta fitojnë kampionatin, një burim nga lart i organizatës së tyre më ka thënë që do t’ua japin nga një unazë të gjithë lojtarëve që kanë qenë në ekip në secilën periudhë të sezonit”, ka thënë Hayneis.
“Më është thënë që ky është protokoll dhe sistem që u vendos nga Rob Pelinka kur mori përsipër Lakersat. Është vetëm një mënyrë për t’u siguruar që ata i kuptojnë dhe vlerësojnë ata edhe pse nuk e përfunduan nga fillimi në fund me Lakersat”.
Westbrooku u largua në drejtim të Utah Jazzit në një marrëveshje treekipëshe përmes së cilës D’Angelo Russell u kthye te Lakersat.
Ndërkaq, Beverleyn e larguan në drejtim të Orlando Magicut, në këmbim për Mo Bamban.
Westbrooku i luajti 52 ndeshje për gjigantin e NBA-së këtë stinor, ndërkaq Beverley 45.