Wenger në stadium, rikthehet për Arsenalin pas 4 vitesh e gjysmë!
Arsenali u pa për herë të parë në stadium për të ndjekur ishskuadrën e tij të Arsenalit që kur u largua nga stoli i “Topçinjve” në vitin 2018.
Trajneri francez sot 73 vjeç, qëndroi për 22 vite (1996- 2018) në stolin e londinezëve, duke fituar shumë trofe, por dha dorëheqjen në fund të sezonit 2017-’18 pas protestave gjithnjë e në shtim të tifozëve në lidhje me progresin e ulët të klubit gjatë viteve të fundit.
I shoqëruar nga gruaja e tij, Arsene Wenger, i cili sot është shefi i Zhvillimit Global në FIFA, përjetoi me emocione ndeshjen e klubit të tij të zemrës nga shkallët e stadiumit “Emirates”, për herë të parë prej më shumë se 4.5 vitesh.