Wall planifikon kalimin te Clippers

Los Angeles Clippers mund të shtojë edhe më shumë forcë ofensive në skuadër.

Raportimet e fundit nga Adrian Wojnarowski bëjnë të ditur se John Wall është duke shqyrtuar mundësinë për të kaluar te Clippers.

Wall planifikon të nënshkruajë me Clippers, sapo të jetë lojtar i lirë.

Fundori nuk ka qenë në gjendjen më të mirë fizike gjatë sezoneve të fundit, megjithatë mbetet emër i frikshëm për secilin kundërshtar.

Mbetet të shihet nëse ai mund t’iu bashkohet emrave si Kawhi Leonard e Paul George.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Numri i pacientëve me COVID-19 në Infektivë

Story i radhës

Einxhel Shkirës i ndodh e papritura, merr vendimin drastik

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish