Qyteti kinez Vuhan ka izoluar pothuajse një milion njerëz, pas raportimit të katër rasteve asimptomatike me koronavirus.
Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan.
Banorëve të lagjes Xhanksia u është thënë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre për tri ditë, pas raportimeve të rasteve të infektimit.
Kina zbaton strategjinë e ‘zero rasteve me COVID’, duke përfshirë testime masive dhe izolime të ashpra.
Një masë e tillë ka rezultuar me më pak vdekje sesa në shumë shtete tjera në botë.
Megjithatë, strategjia është duke u kritikuar pasi njerëzit dhe bizneset po vazhdojnë të përballen me kufizime.
Vuhani është bërë i njohur për botën në fillim të vitit 2020, pasi ka qenë qyteti i parë në botë që ka zbatuar masa të ashpra të izolimit.
Masën e njëjtë më vonë e ka ndjekur edhe pjesa më e madhe e botës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
Deri më tani janë regjistruar mbi 6 milionë njerëz të vdekur me këtë virus./REL