Si asnjëherë më parë, Aleksandër Vuçiq u shfaq i mllefosur, inatosur në takimin me palën e Kosovës në Bruksel. Qëndrimet e Albin Kurtit përballë tij, ishin larg me ato të ish udhëheqësve para tij, kjo e ka inatosur si shumë presidentin serb.
Pas disa orë bisedimesh, liderët e Kosovës dhe Serbisë përfunduan takimet e ndara dypalëshe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. U tha se pas këtyre takimeve, pritej që të mbahej edhe një raund i ri trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së.
Ky takim vjen pas vendimit dhe vendosmërisë së Kosovës për reciprocitet me dokumente udhëtimi, me Serbinë e mllefosur, andaj edhe “Takimi i sotëm nuk ishte takim normal dhe i zakonshëm. Po shohim zhvillime negative dhe ngritje të tensioneve në Veri të Kosovës. Ky takim ishte për t’u kujtuar të dy palëve për më shumë përgjegjësi” theksoi ndërmjetësuesi nga BE z.Borrell.
Serbia, e njohur për dinakëri pas takimit theksoi se “Ajo që është e rëndësishme është që ne luftuam për paqe, për stabilitet, për zgjidhje kompromisi”, tha Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.
Serbia që ditë e natë ëndërron, vetëm nuk mundet me pushtu Kosovën e me rikthyer kohën e Millosheviqit, foli edhe për paqe.
Sot, Vuçiqi ka pasur shumë të drejtë të jetë nervoz, nuk e ka më Hashimin për pazare, prapa kamerave bënin pazare, para kamerave loznin rolin e heroit.
Në këtë takim të Brukselit qëllimi dhe synimi i Vuçiqit është asociacioni për të cilin po përdor dy role: herë në rolin e viktimës dhe herë të xhelatit. Kurti duhet ta ketë kuptuar këtë gjë. Edhe në takimin e radhës Vuçiqi do ta kushtëzojë mos trazirat në Veri me 1 shkurt me premtimin për implementim të asociacionit. Albini të insistojë tek vendimi i kushtetueses dhe e drejta për vendimmarrje. Kompromisi i kërkuar nga SHBA-ja dhe BE-ja nga të dyja palët, Kosova t’i përgjigjet me gjendjen reale të serbëve në Kosovë, të drejta që nuk i kanë asnjë pakicë askund në Evropë. S’ka më çfarë të lëshojë pe Kosova, me vendosmëri arrihen sukseset. Vuçiqi ta kuptoj se koha e servilëve dhe pazargjinjve ka praruar që nga 14 shkurti i 2021.