Vuçiqi, sikur do të ishte i fundit apo një ndër apostujt më famëkeq të mitit serb

November 9, 2022
min lexim

Nuk duhet të ardhmen e vendit tonë ta vejmë në dyshim se jemi para diçkaje që ndoshta nuk ia vlen të merremi me aq mundim nga deklaratat e tilla të një njeriu kontravers dhe të një politikani shovinist serb, sikur është Aleksandër Vuçiq, i cili me rolin e një luftënxitësi dhe kontroversi nuk dallon shumë nga paraardhësit e tij gjakpirës dhe antishqiptar.

Nga pikëpamja politike dhe udhëheqëse, Aleksandër Vuçiqi, është një zog i llojit të karagjorgjeviçëve, pashiçëve, çubrolloviçëve, garashaninëve, andriçëve, rankoviçëve e deri te një zëdhënës informativ i Sllobadan Milloshevi[it, i cili ky i fundit e dërgojë dhe e dorëzojë Serbinë para fuqisë ndërkombëtare të NATO-s, duke ia dridhur tokën ndër këmbë plot 78 ditë Serbisë, duke e dorëzuar dhe duke ia diktuar vijën e kuqe, që të ndalet me agresivitetin e një regjimi të egër dhe jo njerëzor, sikur ndaj popullit shqiptarë të pa fajshëm në Kosovë.

Kështu, njeriu e ka më lehtë të kuptojë në fillim se çfarë është ai vetë, dhe të mendojë se a është qenie e botës normale, që do të thotë të jetë i lidhur me botën e lirë dhe përballë saj, apo në të kundërtën e asaj, edhe kafshët janë qenie, por njerëzit për dallim nga këto qenie e kanë pamjen, kulturën, karakterin, sjelljet dhe aktivitetin e vet njerëzor pak më ndryshe.

Cilën domethënie dhe mbresë na lë neve sot qëndrimi i Serbisë dhe politika e saj në krye me Vuçiqin, e cila është protagoniste dhe regjisore e veprave të këqija në Ballkan, i veprave makabre dhe çnjerëzore, dhe në arritjet e saj për të pasur sa më shumë hapësirë dhe pushtet, si diçka e përllogaritur të kënaqet me arritjet e veta, të fituara me dhunë, me shtypje dhe me lufta të përgjakshme ndaj popujve jo serb.

Receptet e tilla e kanë një përgatitje të posaçme nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Serbisë, me ndihmën e popave dhe kishës ortodokse serbe, si një përbërje që përzihet në kuzhinat politike të Beogradit, ku për t’ia shtuar apetitin dhe shijen kësaj gjelle, do i shtohen edhe disa mëlmesa tjera, sikur është politika e përzierjeve të Rusisë, si edhe e disa mini mëlmesave tjera, që i përcjellë kuzhina politike e Kinës, për ta ndezë konfliktin dhe destabilizuar Ballkanin perëndimor.

Dikur në të kaluarën e paharrueshme dhe në kohën kur shqiptarët ishin nën okupim, pas tërheqjes së ushtrisë turke nga Ballkani dhe Shqipëria, vendin e saj e zunë ushtritë dhe hordhitë shoviniste fqinje, si ajo serbe, malazeze, bullgare e greke, ku mbi trojet shqiptare vërsuleshin si ujqit e çartur dhe grabitqarë të helmuar, duke i bërë llogaritë secili që të gllabëronte sa më shumë nga tokat shqiptare, ishte kjo një përpjekje e vazhdueshme për ta demoluar në gjitha aspektet një popull të terë nga perspektivat e veta.

Por, nuk do të thotë se historia domosdo do të përsëritet edhe njëherë, sepse bëhet fjalë për një realitet të ri në këtë botë, në mesin e saj ka ndryshuar edhe Kosova me popullatën e saj, e cila sot është e pavarur, dhe tani për tokat e veta i bënë llogaritë vetë dhe në saje të miqve ndërkombëtar në krye me SHBA-ve, tamam i ngjanë një shteti të pavarur me sovranitetin e vet të pavarur.

Serbisë dhe këtij llojit të Vuçiqit me bashkëpunëtorët e vet nuk i bënë përshtypje që Serbia do bëhet anëtare e BE-së, apo e misionit të NATO-s, nëse heq dorë nga interesat nacionale të popullit të vet serb, dhe sikur ndjehet e turpëruar, nëse i pranon mëkatet e veta para botës, siç është pranimi i gjenocidit në Srebrenicë, Kosovë dhe Vukovar, dhe këtyre popujve të dëmtuar, boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve, t’u kërkohet falje, që do të ishte e drejtë dhe shumë humane një sjellje e tillë, nga udhëheqësit serb dhe liderët e sotëm të saj.

Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, sikur që është edhe ministri i posa zgjedhur …., ëndërrojnë me fantazinë e tyre maniake dhe parake, që të formojnë « botën serbe», një analogji e çuditshme dhe fantazi e paranojakëve, apo një pretendim që të përsëritet edhe një «Srebrenicë» dhe «Vukovar» një «Reçak» i ri, apo një «Korenicë të re» në një mënyrë, ku plagët e vjetra ende pa u shëruar, të hapen plagë të reja dhe të përgjakshme ndaj popujve të pafajshëm.

Krijimi i një Serbie të madhe, apo «bota serbe» e Vuçiqit» , përveç domethënies primitive dhe ëndrrës së një fantazme dhe koncepti të çelbur, nuk mund të paramendohet ndryshe pos një plan i nxitjes së një lufte të mundshme që do të përfshinte tërë Ballkan perëndimor, ku secili vend i këtij rajoni do të futët në këtë lloj çulli, ku pretendon se është e tija, dhe me domethënien se edhe shqiptarët të krijojnë një Shqipëri të tyre të Madhe.

Serbia me natyrën e saj permanente dhe shoviniste, po arrin të armatoset përditë, sepse i ka lidhjet me Rusinë dhe Kinën, përmes të cilave po bëhet shumë e fuqishme në rajon, por edhe kjo duhet ti bëjë llogaritë e veta, duke u nisur nga imazhi i botës dhe ndryshimet e saj, dhe të zbulojë elementet që kanë të bëjnë me rreziqe për secilin popull që i bënë «hyzmet» luftës.

Prandaj, edhe Evropa me politikat e saj ndaj zgjidhjes së çështjes së Kosovës me Serbinë, është treguar e mangët, e pa aftë dhe dështake, për atë një pjesë e madhe e përgjegjësisë i takon BE-së, sepse me një organizim dhe përkushtim më të mirëfilltë dhe në bashkëveprim me vendet anëtare të saj, nuk do ta linte Kosovën dhe lirinë e saj pezul dhe të izoluar në rajon, me siguri se një angazhim i saj më i thekshëm, promovimi i paqes në mes këtyre dy vendeve do të ndodhte më herët.

Mënyra e zgjedhjes së çështjes së Kosovës me Serbinë, është vetëm dialogu demokratik, ku ndër të tjera këtë dialog do ta shfrytëzojmë me urtësi, maturi e guxim, dhe në këtë kontekst për ta realizuar këtë dialog, duhet përveç BE-së, domosdoshmërisht të ndërmjetësohet edhe nga SHBA-të, në mënyrë që ky dialog të mos dështojë apo të shterpojë si i tillë, ndërsa shumë pak të merremi me njerëz të tillë dhe përshtypjet që dalin nga bota serbe e Vuçiqit dhe të tjerëve, që pretendojnë për ndonjë Srebrenicë, apo «Reçak të ri», do ta quajnë një fitore që e lidhin Serbinë me këto ëndërralla, për derisa NATO, do të ishte roje e përhershme e Kosovës.

Prandaj, edhe fokusi i kryeministrit Kurti, është për një marrëveshje dhe dialog paqësor, që edhe Serbia, ta kuptojë realitetin e ri në Kosovë, edhe pse është vështirë të përkthehet në një marrëveshje e cila Serbinë e fut brenda kornizave të caktuara, apo brenda një kapitulli që nënkupton njohjen reciproke, po ashtu duke shpresuar se përmes miqve ndërkombëtarë dhe SHBA-ve, do të përmbyllët ky kapitull i hidhur dhe nyje shumë e ndërlikuar, do të ishte edhe mrekullia e kësaj bote rajonale, me mbylljen e një epoke të përfunduar e një çështje që meriton zgjidhje të qëndrueshme e të përhershme në mes këtyre dy popujve.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“100 zogj kundër 1 luani”, tifo-grupi “Ballistët” reagojnë

Story i radhës

Afrim Gashi takohet me ambasadorin e Italisë në Shkup, Andrea Silvestri

Të fundit nga

ShkoLartë