Vuçiqi një prototip i Millosheviqit, i cili po i përdor serbët e Kosovës

October 28, 2022
min lexim

Serbia, është problemi kryesor i destabilitetit të Kosovës dhe Ballkanit perëndimor, përderi sa ky vend nuk disiplinohet dhe nxiton e kërkon luftë, Kosova dhe rajoni do mbetën të shqetësuar dhe të tensionuar, duke mos pasur stabilitet dhe rehati, apo duke mbetur nën hijen e kësaj politike hegjemoniste serbe.

Shtysa e popullit serb për të shkakëtuar vetëm konflikte ndërnjerëzore, në veçanti me shqiptarët, duket se është diçka më shumë se një simptomë e një sëmundje të vjetër që e mundon dhe lëngon ky popull, që ndodh jo rrallë vetëm te njerëzit primitiv, të cilët e kanë në gjak vetëm luftën.

Nuk mund ta lëmë në një anë as një çast dhunimin e çdo të vërtete dhe dinjiteti të popullit shqiptarë në Kosovë, siq ka qenë ushtruar deri më tani shekuj me radhë nga Serbia dhe regjimi i egër i saj, dhe pse menduam se e gjithë kjo periudhë do të përfundonte me luftën e fundit 1999, duke e ngritë në këmbë pothuaj gjithë botën demokratike.

Mirëpo, Serbia në krye me Vuçiqin, mbetët e njejtë dhe e pa ndryshuar në raport me marrëdhëniet dhe paqën me Kosovën, i cili për të realizuar planin ku e ka lënë Millosheviqi, ky po i keqpërdor qytetarët serb të Kosovës, të cilët i angazhon edhe në mënyrë të dhunshme për të destabilizuar shtetin e Kosovës.

Aleksandër Vuçiqi, përmes një urrejtëje patologjike, që zbatohet me fenatizëm kundër shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës, për të realizuar çëllimet e tij politike kundër shtetësisë së Kosovës, qytetarët serb në veriun e Kosovës, i angazhon dhe i frymëzon me «patriotizëm», duke i paguar apo duke i shpërblyer me ndonjë premtim mashtrimi, që mos t’u binden ligjeve dhe Kushtetutës së këtij vendi.

Poashtu sikur edhe tani, që u bënë thirrje qytetarëve serb, mos të bëjnë konvertimin e tagrave me regjistrim të Republikës së Kosovës, por ato të mbetën të tilla, sikur në kohën e regjimit të Millosheviqit, përndryshe makinat e regjistruara me tabela RKS, do digjen si të tilla nga bandat e Vuçiqit.

Kjo është politika e Vuçiqit, i cili me Listen serbe dhe grupet e tyre radikale, po e radikalizojnë dhe tensionojnë situatën ndëretnike në mes serbëve dhe shqiptareve, sikur është e pa mundur të gjindet një model dhe të krijohen kushte për bashkëjetesë në këto rrethana.

Shteti i Kosovës, dhe qeveria e saj, dukeshëm po bëjnë përpjekje përmes negociatave që të përmirësojnë marrëdhëniet në mes palëve, por edhe të përafrohen deri te një marrëveshje përfundimtare me njohjen reciproke me njëra-tjetren.

Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe z.Albin Kurti, vetëm po i realizon marrëveshjet e veta që i ka nënshkruar më herët me palën e Serbisë, në Bruksel, për çështjen e tagrave në mes këtyre dy shteteve dhe kurgjë më shumë, dhe pse atëherë po ngritët aq pluhur nga ana e Serbisë, e cila me marifetllëqët e saj nuk ka të ndalur, duke kundërshtuar dhe sabotuar çdo marrëveshje.

Aleksandër Vuçiq, sikur nuk po ndalet, i cili po i tregon përditë forcat e veta ushtarake rreth kufirit të Kosovës, dhe po tregon se është i gatshëm për një luftë të mundshme për t’a pushtuar veriun e Kosovës, kjo do të thotë se jemi para diçkaje që Serbia, mund të veprojë me luftë, por sikur e ka harruar se ajo luftë do ti kushtojë sëcilës palë.

Shteti i Kosovës dhe populli i këtij vendi, janë të përgaditur vetëm për paqë, por në rast nevoje për të mbrojëtë dhe ruajt integritetin dhe sovranitetin e vendit të vet, nuk do të rrie duarkryq apo të dorëzohet pa luftë mbrojëse, edhe pse luftën ua ka lënë agresoreve, atyre që historinë e ndërtojnë me gjak dhe mashtrime dhe i japin gjithëherë fitore vetëvetës edhe atëherë kur humbjet janë të tyre.

Kosova dhe udhëheqja e saj në krye me Albin Kurtin, nuk është kundër këshillave dhe kordinimit me BE-në në veçanti me SHBA-të, që të shkëmbejnë mendime dhe të bashkërëndisin ide, për një marrëveshje paqësore dhe përfundimtare me Serbinë, duke realizuar njohjen reciproke në qendër.

Poashtu të bëhët marrëveshje edhe për targat, që është një temë shumë e ndieshme në ditët e sotme për zgjidhjen e këtij problemi me qytetarët serb në veri të Mitrovicës, por kërkesa e kohëzgjatjes së konvertimit të këtyre targave për qytetarët serb në targa reale, sikur kjo është një lojë mashtruese që e prodhon Serbia dhe Vuçiqi, vetëm për të blerë kohë, sepse asgjë nuk do të ndryshojë me politikat e tilla.

Kërcënimet e Vuçiqit, janë të pa pranueshme dhe luftënxitëse, duke mos marrë parasysh ndryshimet dhe vendimet e ligjshme të shtetit të Kosovës, që cilat paraqesin thëmelet e çdo shteti dhe shoqërie demokratike, që kanë për çëllim ndërtimin e marrëdhënieve shoqërore e ndërfqinjësore, duke marrë parasysh edhe respektimin e multi etnicitetit, me çrast etnia serbe në Kosovë, posedon një privilegj të veçantë dhe më të madh se asnjë etëni tjetër në vend.

Edhe nëse qeveria dhe kryeministri Albin Kurti, në shenjë respekti ndaj SHBA-ve dhe BE-së, duhet të bëjë një akordim të shtyrjes së afatit të regjistrimit të tagrave për qytetarët serb të Kosovës, kjo nuk do të thotë se po tejkalohet një krizë e tillë, të cilën po e shkakëton vetë Vuçiqi dhe shteti serb ndaj qytetarëve serb të këtij vendi, por në të kundërtën, një kohëzugjatje e tillë po i jep kohë Serbisë, që të vazhdojë politikat e saj kontraverse.

Vuçiqi, është vetëm një prototip i Millosheviqit, i cili e ka një taktikë dhe antipati të njëjtë ndaj shqiptarëve dhe shtetit të pavarur të Kosovës, dhe i cili nuk dëshmon në asnjë marrëveshje se i njëjti është një njeri dhe burrështetas që i kontribuon paqës ndërnjerëzore dhe aq më pak paqës në mes serbëve dhe shqiptarëve.

SHBA-të, dhe BE-, duhet ti kuptojnë mirë dhe ti trajtojnë lojrat e ndyta të politikës serbe dhe Vuçiqit, sepse janë të rrezikshme e kundërmuese dhe pasojat mund të jenë pa përjashtime, kur kemi të bëjmë me një president dinak, kontravers dhe luftënxitës, i cili e ka të dëshmuar rrolin e vet si bashkëautor i krimit me Millosheviqin, për zhdukjen e shqiptarëve deri në masë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pentagoni: Kina mbetet kërcënimi kryesor strategjik për Amerikën

Story i radhës

Horoskopi 28 tetor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Të fundit nga

Lista Serbe nuk certifikohet, reagon Franca

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit. Në një reagim të publikuar në rrjetin social “X”, Franca ka thënë se certifikimi është
ShkoLartë