Vuçiqi lakuriq para Bashkësisë Ndërkombëtare, veprimet e Kurtit e futën në grackë

min lexim

Nuk ka asnjë dilemë tani nga ana Bashkësisë Ndërkombëtare se tensionimin në veri të Mitrovicës e solli Vuçiqi, pa marrë parasysh se Qeveria i caktoi disa afate të thjeshtëzuara dhe të ndara që i irritoi serbet e veriut.

Por, megjithatë, nëse afer 900 vërejtje të shqiptuara ndaj vozitësve serbë dhe asnjë reagim nuk ka pasur, tregon se pakica serbe po mos të ishte e detyruar dhe e shantazhuar nga Vuçiqi, gjithçka do të ishte në rrjedhat e normales.

Duke e vërejtur këtë rrjedhojë, Vuçiqi u brengos se mos po i del nga dora Lista serbe respektivisht që serbet po i adaptohen respektimit të ligjit. Kështu ai urgjentisht ndërmori një veprim të shpejtë më tërë brutalitetin përtej çdo mase normale duke e rrezikuar paqen dhe sigurinë, duke e kërkuar që të gjitha institucionet në veri të largohen nga vendet e punës duke i lënë boshe ato dhe duke krijuar vakum, posaçërisht në organet e policisë, sigurimit, gjyqësisë dhe organet tjera ne nivel të komunave duke i lenë pa shërbime qytetarët e asaj pjese.

Kur e shikon atë atmosferë në tubimin e popullatës së detyruar më forcë në sheshin Car Llazari, të përgatitur me skenar të përpiktë nga forcat ilegale.

Në këto forca ilegale bëjnë pjesë Radojçiç dhe Veselinoviq, në prapavijë, të kërkuar nga Interpoli për vepra kriminale.

Pavarësisht kësaj, ata gjithnjë janë pran Vuçiqit në të gjitha takimet kur ato i mban me Listen serbe në Beograd.

Mitrovica e veriut, me asnjë dukje, nuk i përngjante një qyteti normal të Republikës së Dardanisë.

Me ato dekorime ekstremisht provouese, flamuj në çdo shtyllë, në çdo ballkon, në të gjitha rrugët, me statujën e Car Llazarit me dimensione anormale, me parulla e brohoritje me konotacione nacionale shoveniste, duke mos figuruar asnjë simbol me të cilin tregon se ky qytet i takon shtetit të Kosovës.

Shtrohet pyetja, si do të reagojnë serbet e veriut të cilët, janë të detyruar ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Dardanisë rreth përdorimit të flamurit shtetëror dhe atij kombëtar, sepse nuk kam njohuri se si e parasheh Kushtetuta.

Vuçiqi, kam frikë që as nuk do ta qajë kokën, bile mund të shkojë deri te reagimet ekstremiste.

Mund të analizohet se, veprimet e Kurtit, mos në një mënyrë e futën Vuçiqin në grackën e tij, duke ia zbuluar qëllimet e vërteta se, targat ishin “arsyeja”, ndërsa, Asociacioni ishte esenca.

Dhe, kjo, në një mënyrë, Vuçiqin e zhveshi lakuriq para Bashkësisë Ndërkombëtare, në rend të parë, Evropës si ledhatuese e tij.

Pra, gjeja elementare për të është themelimi i Asociacionit sipas mendimit dhe qëllimit të tij, me kompetenca ekzekutive, pushtet i tretë apo, thjeshtë, jo vetëm shtet në shtet por, shtet mbi shtet.

Nëse kushdo-qoftë ka pasur dileme se, çfarë domethënie ka kjo ngrehinë, e ka pasur rastin ta shohin dje në praktikë qe i bie se, komunat e veriut, siç edhe u deklaruan e vepruan, nuk do ta njohin Republikën e Dardanisë si shtet të tyrin deri në shkëputje.

Këto, janë ëndrrat e Serbisë, Vuçiqit, Kishës ortodokse serbe e cila, kurrë nuk e luajti rolin e shtëpisë së zotit por, të krimit.

Ajo strehoi kriminelë e armatim brenda kishave, duke humbur gjurmë ndaj atyre qe nuk mund t’u besonin këtyre gjërave.

Nëse mendohet për paqe dhe marrëdhënie ndër etnike normale, atëherë, kjo lloj ngrehine është e rrezikshme për te dy palët, dhe, assesi nuk vjen në shprehje.

Personalisht nuk besoj, që Amerika e do të ketë një Palestinë në zëmër të Ballkanit dhe Evropës, me një konflikt të pashtershëm shekullor.

Vërtetë, kemi qenë me shekuj në këto marrëdhënie, duke përjetuar, përndjekje, vrasje, masakrime, dëbime deri ne forma gjenocidale.

Serbisë, kjo i ka hyrë në gjak dhe është llastuar, edhe duke u përkëdhelur nga Evropa në njërën anë, përkrahja e Rusisë dhe furnizimi më armatim qoftë edhe nga Kina, duke u shndërruar në fuqi ushtarake, e cila nuk ia ka frikën askujt.

Për dijeninë e miqve tanë ndërkombëtar, e që nuk është e pa njohur, le ta marrin shembullin e Republikës serbe në Bosnje e Hercegovinë.

Rrjedhojat janë komplet të ngjashme, skenar identik, njëherë duk e filluar me konstituimin, pastaj nxjerrjen dhe aprovimin e dokumenteve shtetërore, shkëputje dhe, definitivisht shpallje e pavarësisë.

Duhet të jetë e qartë se, një gjë e tillë kurrë dhe assesi nuk do të pranohet me asnjë kusht e asnjë çmim, sepse, është në pyetje veriu, me asetet më të pasura nga te cilat një kohë të gjatë, ka jetuar e është pasuruar ish Jugosllavia.

Është tragjike kur, i ashtuquajturi “Front antiqeveritar” duke përfshirë opozitën komplet dhe disa mjete të informimit, në vend se të bashkohen kundër Vuçiqit, ata, në të vërtetë, veprojnë sipas ideve dhe kërkesave të tij se, Kurti duhet të largohet “qe të krijohet paqë”.

Kjo kërkesë vjen nga të njëjtit që kanë bashkëpunuar e kanë pasur biznese të përbashkëta me kriminelet të kërkuar nga Interpoli, si Radojqiq e Veselinoviq, alfa e omega e të gjitha organizimeve reaksionare, anti shqiptare e luftënxitëse.

E ata më të zëshmit për largimin e Kurtit si “prishës së marrëdhënieve me Amerikën”, në të vërtetë, janë po ata qe i kanë nënshkruar ato marrëveshje të dëmshme, duke e pranuar kërkesën e Serbisë që të jenë të nivelit obligativ si marrëveshje ndërkombëtare.

Janë, po ata të cilët, me largimin e Kurtit, i shpëtojnë drejtësisë se kapur, të cilët, akuzohen për krime, korrupsion, nepotizëm, manipulim me veteranët për përfitime materiale dhe të votave, për vjedhje të popullit dhe pasurimit enorm të jashtëligjshëm.

Nëse vazhdohet me këtë uragan të zbulimit të hajnisë ku janë të përfshirë udhëheqës shtetëror, partiak, me një fjalë oligark të tyre, nëse vepron drejtësia e pakapur dhe e pa varur, janë të vetëdijesohem se ku do të përfundojnë.

Dhe, kjo është brenga e tyre e jo e Dardanisë. Populli, besojë që po e sheh, por, duhet edhe të reagojë.

Në vend se të tregohemi unik dhe të vendosur në këto tema nacionale, duke ia bërë të qartë, në rend të parë miqve por edhe armiqve se nuk mund të pajtohemi që të jetojmë përjetësisht nën diktatin dhe represionin serb, ky unitet duhet të tregohet në praktikë.

Por, jo. Fatkeqësisht, kanë filluar përgatitjet e vizitave në SHBA të udhëheqjes opozitare, duke e shprehur gatishmërinë se, nëse Kurti heziton ta nënshkruaj Asociacionin të cilin e kanë nënshkruar paraardhësit, ne nuk do të hezitojmë.

Po ashtu edhe për çëshjen e targave e shumë marrëveshjeve tjera të dëmshme, pra, ja ku na keni neve.

Deri kur do të punojmë kundër interesave jetike shtetërore e nacionale?!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shumica e ukrainasve besojnë se do jenë pjesë e BE brenda 10 vitesh

Story i radhës

“Nuk dua të dashur”/ Ronela Hajati bën deklaratën e papritur, ja ku është e fokusuar këngëtarja

Të fundit nga