Plani franko-gjerman me 9 pika në vetvete në mesin e tyre parasheh edhe njohjen e ndërsjellët në të ardhmen ka tronditur Vuçiqin dhe politikën në Serbi. Të gjendur mes dy rrugëve, planit evropian dhe atij amerikan (parashikohet të ndodhë në rast të dështimit të planit franko-gjerman) e ka vendosur për muri Serbinë.
Të tronditur nga gjendja mes dy zjarreve Serbia po përdor elementët radikal dhe kriminal për destabilizim të Kosovës. Në pamundësi për të refuzuar planin franko-gjerman në mënyrë arbitrare me çka do të çirrej maska e “Serbisë që kërkon paqe”, Beogradi me Vuçiqin përdorin tensionimin si tymnajë për të përhumbur nga plani në fjalë.
Dorëheqjet e serbeve nga institucionet e Kosovës po përdorin vetëm si pretekst shkarkimin e drejtorit serb të policisë në veri, për ta kuptuar këtë mjafton të përmendim shkarkimin e ish ministrit serb Jabllanoviç, serbët nuk reaguan si sot me çka e shpërfaqin të vërtetën.
Ka grupacione të serbëve në veri të gatshëm për të sulmuar Policinë e Kosovës, të shkaktojnë tollovi. Po ashtu ekziston edhe skenari më i rrezikshëm e të cilin serbët e dëshirojnë me çdo kusht, krijimi i asociacionit me çka synohet të arrihet enklavizimi i vendbanimeve ku serbët janë shumicë.
Vuçiqi me ndihmën e Ramës dhe Hashimit i kishte mpreh thikat për copëtim, ëndrra e kahershme e Serbisë.
Kështu që, nuk është befasi tensionimi i situatës, me kurthin që eventualisht të ketë ndonjë serb të lënduar apo të vrarë për të insistuar edhe më shumë në asociacionin. Po besoj se institucionet e Kosovës bashkë me SHBA-të dhe BE-në s’do bien në grackën e Vuçiqit, me marrëveshjen përfundimtare mbi njohjen çka e parasheh plani franko-gjerman.