I nderuari dhe i çmuari miku im Rama!
Me keqardhje më duhet të ju informoi se projekti ynë i përbashkët, Ballkani i Hapur dështoi.
Ky dështim nuk po ndodhë me vullnetin tonë, sepse ne së bashku kishim investuar forcë dhe mund të fuqishëm, po Kurti është ai që të gjitha planet tona, për një bashkëjetesë të përbashkët i fundosi.
Unë, ju dhe e tërë bashkësia ndërkombëtare janë dëshmitar se si ai popullsinë e veriut e ka vënë para aktit të kryer: ose bëni atë që them unë, ose ju nuk keni jetë këtu.
Ai i largoi nga puna të gjithë të punësuarit, duke filluar nga policia, administrata, gjykatat, doganierët, mjekët dhe të gjithë të tjerët.
Populli i lënë në rrugë dhe kaos, nga halli u organizua në vetëmbrojtje duke i ngritur barrikadat.
Kurti jo që nuk u doli në ndihmë, po ua dërgoi policinë, njësinë speciale dhe po flitet se malet i ka mbushur me ushtri e forca të armatosura.
Mua dhe Bërnabiç – kës bashkësia ndërkombëtare, jo që po na bëjnë presion, po na kanë rënë në qafë.
Ne s´kemi aspak të bëjmë me barrikadat, po si të shfajësohemi, kur të gjithë e kanë drejtuar gishtin nga ne.
Ne s´kemi aspak të bëjmë fare me Brigadën e Veriut, nuk kemi të bëjmë me grupacionet ruse Wagner dhe Ujqit e Natës, po kujt t´i themi e t´i drejtohemi.
Miku im Rama, tash kur po e shoh këtë gjendje mua nuk më mbeti tjetër, përpos të përgatitem dhe të bëhem gati për luftë.
Afër kufirit të Kosovës e kam vendosur ushtrinë dhe artilerinë, jo që duam luftë po vetëm në rast nevoje, nëse Kurti vendos t´i largoi barrikadat dhe i sulmon serbët e veriut, mua nuk më mbetet zgjidhje tjetër, përpos që ta mbroj popullin tim nga Kurti.
Unë me krenari e kujtoi të kaluarën kur Enver Hoxha i dërgonte njësitë dhe divizionet luftarake në Kosovë, që së bashku me popullin tonë serb, ta shfarosnim armikun tonë të përbashkët nazizmin dhe Ballin Kombëtar (Ballistët).
Ajo kohë ishte, që të mos harrohej kurrë. Ne ishim në një linjë të përbashkët dhe nuk kishim asnjë dallim, në asnjë pikëpamje.
Ne tash së bashku tentuam që edhe njëherë popujt tanë t´i lidhnim së bashku, po gjithmonë në Kosovë, dalin forca të tilla që e pengojnë bashkimin tonë.
Mua nuk më mbetet tjetër miku im, përpos që me Kurtin dhe bashkëmendimtarët e tij, të hyjmë në një konflikt për jetë a vdekje.
Unë jam thellësisht i bindur, që ju jeni kundër një lufte të re mes Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu jam i bindur që ju do të përpiqeni për një zgjidhje, në të mirën e dy popujve tanë.
Ju e dini po ashtu se unë Kosovës nuk ia mohoj të drejtat e saj, por unë kërkoj që ata duhet ta respektojnë Serbinë dhe ta njohin si shtet të tyre.
Prandaj miku im Rama, për momentin projektin tonë Ballkani i Hapur, po e pezullojmë derisa të sqarohen këto gjëra.
Duke ua uruar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2023 juve dhe partisë suaj PS, ju dëshiroi shëndet dhe suksese në misionin tuaj për një rizgjedhje të sërishme.
I Juaji përgjithmonë, presidenti i Serbisë, Vuçiq.
Mars – Rover (Satirë)
Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO