Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka mbrojtur hapur Putinin, duke theksuar se ka rënë në situatë ku nuk ka nga të shkojë përveç të luftojë, duke theksuar se perëndimi e kishte befasuar në 3-4 ditët e para Putinin, ndërkohë tash ai po i befason, këto konstatime ai i bëri mbrëmë një një emision televiziv, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.
Këto deklarata ai i bëri duke komentuar rrethanat dhe situatën aktuale në luftën e Ukrainës, ku ai vazhdon hapur të mbrojë Putinin, ndërsa me votimin në OKB iu ka hedhë hi syve perëndimit, duke mos vënë sanksione ndaj Rusisë.
Vuçiq theksoi se mendon se perëndimi e ka befasuar Putinin në tri-katër ditët e para, pastaj ai ra në situatën ku nuk kishte nga të shkojë përveç luftës. Duke shfajësuar ate për invadimin dhe duke bart përgjegjësin tek perëndimi.
“Tash ai po befason perëndimin më shumë se perëndimi atë. Pasojat janë të tmerrshme edhe për Ukrainën, edhe për Rusinë po edhe perëndimin dhe të gjithë neve”, tha ai.
Më pasi, ai sqaroi rëndësinë që ka Rusia në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe rëndësinë që ka çmimi i gazit për ekonominë e Serbisë.
“Si mund të bëjnë presion ndaj neve, ata të cilët vendosin çfarë sanksione në sektor të caktuar të bëjnë dhe çfarë nuk duan? A dëshironi që ne mos të kemi shtetin tonë? Çka na duhet nëse pranojmë paraprakisht të gjitha vendimet e Brukselit? Atëherë nuk na duhen zgjedhjet, por mjafton shkolla e kopjimit. Unë nuk mund të pajtohem me këtë”, tha Vuçiq duke shtuar se Serbia është rrugën evropiane, por është shtet i pavarur.