Vuçiqi dhe Lista serbe

October 30, 2022
min lexim

Vuçiqi, po i përdor serbët e Kosovës, për të ruajtur imazhin e pushtetit të vet autoritar në Serbi, si dhe për të bërë politikë diskriminuese me Kosovën. Ky popull duhet të distancohet nga këto elemente të këqija, që i ka dhënë këtij populli vetëm histori të shëmtuar, si diçka e ngjajshme ndodh vetëm me njerëzit primitiv, që mendojnë se përmes konflikteve dhe luftrave arrijnë ti japin domethënje problemeve të jetës së tyre.

Këta qytetarë serb në Kosovë, janë ata që kanë lind dhe rritë në këtë vend, dhe sot ky minoritet serb por edhe të tjerët në Republikën e Kosovës, i gëzojnë gjitha të drejtat njerëzore dhe përfaqësohen në gjitha Institucionet e këtij vendi, madje edhe në Parlamentin e vendit, të cilët nga Lista serbe, i marrin meditjet e tyre edhe pse mungojnë me muaj të të tërë në këtë Kuvend.

Dikush po mundohet që ta kthejë kohën dhe historinë mbrapa, është e pa mundur, dhe pa dyshim do të thëmi se në Kosovë, ka ekzistuar vetëm një konflikt i vogël lufte dhe me pasoja të vogla, do të ishte e pa logjikshme të thuhet kështu, kur dihet fare mirë se mbi 13 mijë civil e njerëz të pafajshëm u vranë dhe u masakruan barbarisht nga paramilitarët dhe forcat ushtarake fashiste të Serbisë, në krye me Millosheviqin dhe bashkëpunëtorin e tij që gjindet sot në krye të shtetit serb.

Vuçiqi, dhe populli serb i inkriminuar duhet kërkuar falje për gjenocidin e regjimit të fashizmit të Millosheviqit, mbi popullatën e pa fajshme shqiptare, ndër të cilët gjysma e tyre ishin fëmijë, pleq e plaka, në të kundërtën mohimi i tij, duke i zënë masakrat e tilla si të trilluara nga pala shqiptare, kurrë nuk do të sjellët paqa dhe stabiliteti në mes serbëve dhe shqiptarëve.

Serbia për fat të keq nuk e ka ndryshuar rrolin e saj edhe sot, duke ndjekur akoma gjurmat e një politike të tillë millosheviqiane, ndoshta sipas politikës së Vuçiqit, do të shkonte edhe më largë, që ka çëllime dhe plane të rrezikshme që qojnë përtej një katastrofë globale, kur edhe këto ditë, në vend që ti bashkohet popujve liridashës e paqësor të botës, përkunrazi Serbia, bëhët mbështetëse dhe përkrahëse e luftës që zhvillon Rusia në Ukrainë.

Vuçiqi, përmes Listës serbe në Kosovë, po i arrinë qëllimet e veta antishqiptare dhe shpeshherë përmes tyre organizohen grupe kriminale në veri të vendit për ta destabilizuar Kosovën, dhe kjo Listë, përveq se në gjirin e saj veprojnë kriminel të njohur, në anën tjetër deputetët e kësaj Liste, e shpionojnë Kuvendin e Kosovës, në çdo hap dhe të gjitha informatat ia qojnë në Beograd, Vuçiçiqit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, akoma nuk e ka guximin që të ua thotë popullit të vet serb të vërtetën për Kosovën, duke ditur fare mirë se një gjë e tillë nuk do kthehët mbrapa, kur sot Kosova është shtet i pavarur dhe e pranuar ndërkombëtarisht nga shumica e vendeve të rëndësishme dhe të fuqishme të botës.

Veprimet dhe sjelljet ARROGANTE të serbeve në pjesën veriore të Mitrovicës, të cilët janë shdërruar në grupe huliganësh e kriminelësh, duke kundështuar ligjet e shtetit dhe duke sulmuar policinë e këtij shteti, janë të pa pranueshme dhe bëhët fjalë vetëm për organizata terroriste, të cilat po i organizon dhe financon kreu i lartë i shtetit të Serbisë.

Prandaj, duhet të shtojmë se në këto rrethana do të ishte vështirë të bëhët fjalë për një marrëveshje në mes palëve rivale, që çështja lidhet me ecuritë reale dhe historike në mes të kësaj popullate që ka zgjatë me shekuj, dhe çështje që lidhen edhe me ecuritë e sotme të politikës konkrete, të suksesit ose të dështimit të saj, ku do mvarët edhe e ardhmja e këtyre popujve.

Lista serbe në Kosovë, nuk e meriton të përfaqësojë Kuvendin e Kosovës, nëse kjo Listë, me veprimet e saj është në kundërshtim të çdo ligji dhe amandamenti që rrjedh nga ky Institucion më lartë i këtij shteti, prandaj kjo Listë, e luan vetëm rrolin e një përçarëse dhe shkatërruese në mes shqiptarëve dhe serbëve në Republikën e Kosovës.

Lista serbe, në Kosovë, po i mbanë dhe po i ushqenë strukturat paralele serbe, të cilat i organizon dhe i nxitë qytetarët serb të shkakëtojnë trazira dhe barikadimin e rrugëve përgjatë kufirit me Serbinë, edhe kjo Listë, po i organizon kohën e fundit këto banda që t’i djegin automjetet e qytetarëve serb, të cilët i kanë konvertuar targat e vjetra në RKS.

Populli shqiptar i Kosovës, ka përvoja të hidhura dhe kjo eksperiencë e bënë edhe më të kalitur, që edhe në këto rrethana, duhet të qëndrojë i bashkuar dhe i vendosur në parimet e veta të shtetndërtimit dhe inkuadrimin e saj në organizata ndërkombëtare, duke vepruar edhe më tej, për t’u çliruar nga miopia e këtij regjimi të egër serb, i cili është vetëm një pretendim për të dominuar dhe për të qenë kauza e një proocesi të rremë, kuptimi i sëcilës nuk duhet të gjejë mbështetjen normale të drejtuar nga historia e drejtësia e madhështisë njerëzore.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nëse vuani nga këto sëmundje, konsumoni brokoli

Story i radhës

Hapet klubi kulturor maqedonas në Bllagoevgrad

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë