Në samitin “OPEN BALLKAN” të mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Edi Rama, turpëroi Shqipërinë para Evropës, duke falendëruar Serbinë dhe Vuqiqin , se Shqipêria nuk mundet pa Serbinë, sepse Serbia e mban me bukë Shqiprinë dhe shqiptarët, thuajse vetëm Serbia prodhon grurë, çka bëjnë shtete tjera në rajon dhe Evropë të cilat nuk importojnë grurë nga Serbia, at hua popujt e tyre s’paskan bukë për të ngrënë?!
Ky prononcim i Edi Ramës është fyrje i kombit tij në sytë e Evropës dhe Botës, sepse Shqipëria dhe shqipëtarët nuk janë aq të varur nga Serbia, siç pohon Edi Rama.
Po të ishte sjellur cilido kryeministër i cilido shtet siç është sjellur Edi Rama, kundër vendit dhe popullit të tij në samitin “OPEN BOLLKAN ” në Ohër të Maqedonisë së Veriut në raport me Serbinë gjenocidale anti-shqiptare, akoma pa u kthyer në vendin e tij popullata do ta largonte nga posti i kryeministrit.
Kur Edi Rama, thotë se Kosova e ka vendin e vet në “OPEN BALLKAN’ dhe e thërrasim t’i bashkohet sa më parë, pse nuk ndikon të Serbia, që ta pranojë Kosovën shtet dhe të gëzojë status të njëjtë Kosova si shtetet tjera të cilat eventualisht aderojnë në këtë kryetar serbo-ruse.
Serbia, vazhdon agjendën e saj të zhdukjes së shqiptarëve, por në bashkëpunim me tradhtarët shqiptar, të cilët për lekë e pushtet janë në gjendje të shesin kombe dhe atedhe.
Në këtë periudhë Serbia dhe Vuqiqi, kanë vënë në funksion platformën e Pashiqit, për ta shndërruar Shqipërinë koloni të Serbisë, zonë të ndikimit ekonomik dhe dalje në Detin Adriatik tē Serbisë, një përpjekje kjo historike e Serbisë herë me luftë dhe herë me diplomaci, mirëpo këtë qëllim nuk mundi ta realizonte deri pas ardhjes së Edi Ramës kryeministër i Shqiprisë Londineze.
Pra, ky është Edi Rama Kryeministri aktual i Shqipërisë, i cili për t’ia bërë qefin Serbisë dhe mikut të tij Alexander Vuçiq, bashkëpunëtorit të Millosheviqit, shkeli mbi gjakun e 15 mijë shqiptarëve të Kosovës, fëmijë, pleq dhe gra të masakruar nga ushtria dhe policia serbe dhe haptas ulëron para Evropës dhe botës se Serbia, duhet të amnistohet nga këto krime makabre dhe gjenocid kundër shqipëtarëve.