Vuçiq pas takimit me Fajon: Sllovenia, një nga partnerët më të rëndësishëm të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Beograd me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Vuçiç në Instagram postoi një fotografi nga takimi me ministren sllovene duke theksuar se Sllovenia është një nga partnerët më të rëndësishëm të Serbisë, si në fushën e shkëmbimit të tregtisë së jashtme ashtu edhe në bashkëpunimin investues.

“Veçanërisht jemi të kënaqur që kompanitë serbe janë gjithnjë e më aktive si investitorë në Slloveni”, shkroi Vuçiq pas takimit.

Ai shtoi se i ka thënë diplomates sllovene se Serbia është e interesuar për intensifikimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik, me theks të veçantë në industritë e përpunimit, sektorin e IT-së, bankat dhe sigurimet si dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Vuçiq tha se e ka njoftuar Fajon për situatën në Kosovë dhe falënderoi Slloveninë për mbështetjen e saj në rrugën evropiane të Serbisë.





Story i mëparshëm

Mbretëri e Bashkuar, dhjetëra mijëra infermierë sërish në grevë

Story i radhës

​Komuna e Prishtinës dhe KfW nënshkruajnë marrëveshje për ngrohje me energji diellore

Të fundit nga