Mbretëri e Bashkuar, dhjetëra mijëra infermierë sërish në grevë

Dhjetëra mijëra infermierë në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut do të hynë në grevë njëditore për herë të dytë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dhjetëra mijëra infermierë, të cilët hynë në grevë njëditore më 15 dhjetor për të kërkuar rritje të drejtë pagash përballë rritjes së kostos së jetesës dhe inflacionit, filluan grevën njëditore për herë të dytë pasi nuk arritën marrëveshje me qeverinë.

Sindikata RCN (Kolegji Mbretëror i Infermierisë), e cila ka më shumë se 300 mijë anëtarë në mbarë vendin dhe përfaqëson infermierët, kërkon rritje pagash prej 19 për qind ndërsa qeveria argumenton se kërkesa nuk mund të plotësohet.

Sindikata tha se infermierët do të fillojnë përsëri grevën muajin e ardhshëm nëse qeveria nuk ndryshon qasjen e saj.

Ndërkohë shumë termine dhe operacione janë anuluar për shkak të grevës së infermierëve. Infermierët që punojnë në njësitë e kimioterapisë, urgjencës dhe dializës në spitale vazhdojnë t’u shërbejnë pacientëve.

Sindikata votoi për grevë për herë të parë në historinë e saj 106-vjeçare dhe shumica dërmuese e infermierëve votuan për të filluar grevën.

Sekretari i Shëndetësisë do të takohet me drejtuesit e sindikatave

Derisa greva e punonjësve të shëndetësisë vazhdon, sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Steve Barclay do të takohet me udhëheqësit e sindikatave Unite, Unison dhe GMB.

Sekretari Barclay pritet të marrë garanci nga përfaqësuesit e sindikatave se gjatë lënies së punës të ashtuquajturat raste të “kategorisë 2” si paraliza ose dhimbje të forta gjoksi, do të trajtohen.

Ndërkaq parashikohet që Barclay të mos e shtrojë në negociata çështjen e rritjes së pagave.





Story i mëparshëm

Türkiye, operacion i madh kundër terroristëve të FETO-s, arrestohen disa ushtarakë në detyrë

Story i radhës

Vuçiq pas takimit me Fajon: Sllovenia, një nga partnerët më të rëndësishëm të Serbisë

Të fundit nga