Vuçiq: Mos shpresoni që Serbinë do ua servojmë në pjatë!

min lexim

Perëndimi na tha se Kosova e shtyu afatin e zgjedhjet të planifikuara dhe i uli tensionet e përgjithshme. E çka bëri Kosova deri dje, këtë po harrojnë ata ta thonë.

 E kanë burgosur policin që kishte shërbyer deri dje në Kosovë. E kanë lënë pa bukë dhe pa ujë, pa shërbim mjekësor dhe pa barna. Unë kam telefonuar me familjen e tij. Ai është në gjendje kritike. Këtë mund ta bëjë vetëm Kurti.

Merreni me mend, tash kanë filluar edhe të armatosen. 9 maune me armatime nga Turqia, janë futur në Kosovë. Ne kemi dëshmi dhe po ashtu mjetet e informimit, kanë paraqitur fakte të gjalla.

 Këto janë vetëm ato që i kemi zbuluar, po çka ka ndodhur dhe sa tonelata armatime janë futur pa i hetuar fare. Ekziston rreziku që Kosova është armatosur edhe me raketa kundërajrore patriot, nga SHBA.

Ne kemi po ashtu informata se i tërë arsenali luftarak i Shqipërisë, është futur në Kosovë. Në kohën e luftës, kur ne e ruanim kufirin, ata fusnin armatime me gomarë, kuaj, dhi, dele e cjapë, po çka ndodhë tash kur ata i kanë zhdukur kufijtë fare.

Po ashtu mjetet tona të besueshme shtetërore të informimit, kanë informuar se janë aktivizuar kampet ushtarake të Shqipërisë dhe po i ushtrojnë dhe përgatisin, mijëra luftëtarë për ti aftësuar për luftë kundër Serbisë.

Për këto gjëra nuk po flet askush dhe nuk po ndërmerr askush asgjë. Ata në këtë mënyrë haptas po përgatisin agresion të hapur kundër Serbisë.

Por derisa unë të jem kryetar i shtetit, askush mos të shpresoi se ne Serbinë do ia dhurojmë dikujt në pjatë: as Kosovës, as Vatikanit as perëndimit, as SHBA dhe askujt tjetër.

Ne i dimë qëllimet e Kosovës. Ata duan të na pushtojnë ne deri në Nish, me arsyetimin se aty ka lindur perandori i tyre Konstandini i Madh.

Po ashtu e kanë për qëllim që ta pushtojnë Luginën dhe Sanxhakun. Ata nuk ndalen me kaq jo. Albin Kurti ëndërron që të na shkëpusë edhe Vojvodinën.

Sipas tij Serbia është krijesë artificiale, prandaj edhe duhet të pushtohet dhe të ndahet mes fqinjëve.

Unë ju thash se ne do të mbrohemi. Unë ju thash se ne nuk dorëzohemi dhe Serbinë nuk ia falim askujt.

Nëse perëndimi mendon sikurse Albin Kurti, ne do t´i bashkangjitemi Rusisë. Mos shpresoni se ne do të bëhemi kafshatë e juaja.

Unë do ta organizoj referendumin dhe Serbia me të gjithë territorin e saj duke përfshirë edhe Kosovën, do të konsiderohet si pjesë e Rusisë, njësoj sikurse Krimea, Donbasi dhe Luhanski.

Nëse nuk e themeloni Asociacionin me kompetenca të plota, mua nuk më mbetet tjetër, përpos që ta marr hapin e referendumit.

Ju ndoshta talleni me mua, po nuk kam tjetër zgjidhje. Ju po ashtu talleshit kur u thosha se do ta paraqes kërkesën për kthimin e 1000 forcave tona në Kosovë, po unë këtë e bëra.

Tash bashkëpunëtorët e Kurtit po ankohen se ne e mbajtëm Rada.T me orë të tëra në kufirin tonë. Unë kam marr informata se ajo vullnetarisht ka shprehur dëshirën që të qëndronte në kufi, pasi koha kishte qenë me shi, borë dhe acar. Ajo nuk ka rrezikuar që të largohej dhe në kufi i është ofruar shërbim maksimal, që të ndjehet sa më mirë.

Doganierët tanë e kanë argëtuar duke i rrëfyer batuta të ndryshme. I është ofruar kafe, çaj, mëngjes, drekë, e në rast nevoje edhe shërbim mjekësor dhe gjithçka që kishin në shërbim.

Një trajtim të njejtë ia kemi ofruar edhe kur është kthyer nga takimi me ambasadorin amerikan. Prandaj mos u mundoni të gjeni qime në gjellën tonë.

Ne jemi transparent me gjithë botën, vetëm duhet të na kuptoni drejt dhe të mos shpifni mbi ne.

Story i mëparshëm

Andi në BBVK: Kurrë në jetë libër nuk kam lexuar, para gjashtë muajve ia kam filluar

Story i radhës

Monika Lubonja ironizon Bora Zemanin: ‘4 muaj nuk the një mendim tëndin’

Të fundit nga