Vuçiq sot u paraqit me kërkesë sa të veçantë, po edhe të çuditshme për opinionin e gjerë.
Askush nuk priste diçka të tillë, po si duket ai e kishte humbur durimin, sikurse Rama me Metën, të cilit ia nguli dosjen e SHIKUT pas përfundimit të mandatit të presidentit.
Frika e Ramës ishte se Meta me pompozitet kishte deklaruar se pas përfundimit të mandatit, do t´ipërkushtohej jetës politike aktive. Kjo nënkuptonte se do ta “rimerrte” partinë e tij dhe pa humbur kohë do t`i bashkonte forcat me Berishën, që ta rrëzonin Ramën nga pushteti.
Rama duke u bazuar në deklaratat e Metës, tinëzisht i kishte aktivizuar patronazhistët që ta hulumtoninmënyrën, që ta përlyenin figurën e Metës, si bashkëpunëtorë të SHIKUT (organizatë fashiste, për eliminimin e patriotëve shqiptar). Rama pra ishte armatosur, por e priste riaktivizimin e Metës. Dhe Meta si Meta me vrull të shkëmbit e mlodhi partinë e vjetër LSI, ia ndërroi emrin dhe e deklaroi bashkangjitjen, revolucionit të Berishës. Këtë e priste Rama.
Të nesërmen sensacion në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë, Çamëri, te arbëreshët në Zarë e Itali –Meta bashëpunëtor i SHIKUT. Ish Presidenti, ish kryeministri, ish Kryetari i Kuvendit, ish, ish, ish – na doli spiun i SHIKUT.
Lajmi e mori dhenë dhe u përhap në tërë botën. Agjencitë kryesore dhe mediat botërore e kumbuan po ashtu këtë sensacion, duke hedhur faqe të errët në ish presidentin Meta.
Për disa momente Meta ishte në top listat botërore, duke ia kaluar Putinit, Lavrovit, Vuçiqit, Ramës edhe luftës së Ukrainës. Edvin Kristaqi bëhej sikur nuk dinte gjë dhe kishte dalur për rekreacion për të gjuajtur peshk, prej nga përmes mediave sociale shpërndante foto nga plazhi i Sarandës.
Ua hodha, ishin fjalët e para të tij. Tash do e shohim si do vaj, revolucioni i juaj.
Berishës i delte tymi nga prapanica dhe nga qafa, duke e parë haptas kurthin e rradhës, që po ua përgadiste Edvin Kristaqi.
Vuçiqi ishte befasuar nga shkathtësia e mikut të tij dhe menjëherë e aktivizoi makinerinë e tij propagandistike.
Doli me lajmin bombë: Me kurtin nuk bëhet dialog. Fuqitë e mëdha duhet të aktivizohen dhe ta kuptojnë se Kurti është pengesë e dialogut. Me te mund të takohemi, vetëm për biseda të thjeshta, ose familjare. Ne po humbim kohë, ai nuk është i denjë për një dialog shtetëror.
Ne po mbesim peng e takimeve pa rezultate. Unë kërkoj dikend që e din se si zhvillohet dialogu shtetëror, ku mund t´i shohim rezultatet dhe frytet e tij.
Unë e kam kritikuar Thaçin, po nuk kam kërkuar që Haga ta burgoste. Kërkesat e mia ishin eksplicite që Thaçi, të ishte më elastik në procesin e dialogut.
Mua tash smë mbetet tjetër përpos që të kërkoi : Rama ta merr përsipër dialogun mbi Kosovën.
Po të ndodhte kjo, jam i bindur se brenda disa javësh do ta kishim dokumentin përfundimtar. Çka do mbetej tutje, vetëm të ftoheshim në Shtëpinë e Bardhë për firmosjen e tij. Unë garantoj se nuk do kishte zhdukje të Kosovës, as të Malit të Zi e as të Maqedonisë e as të Bosnjes, siç ka deklaruar presidenti Gjuka. Deklaratat e tij janë tendencioze, vetëm për të na larguar nga rruga e bashkëpunimit dhe përparimit. Unë po ua jap fjalën, me Ramën, Ballkanin do ta bënim që të lulëzoi. Me Kurtin do të vendnumërojmë dhe do mbesim kështu si jemi, konflikt të ngrirë.