vuciq ia tregoi sekretin keshilltarit te tij te afert ja me cilet politikane te kosoves don ta nenshkruaje asociacionin 6419677fbf96c

“Vuçiq ia tregoi sekretin këshilltarit të tij të afërt, ja me cilët politikanë të Kosovës don ta nënshkruajë Asociacionin”

March 21, 2023
1 minut lexim

Elvis Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje, ka ironizuar me ish-udhëheqësit e Kosovës Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Ai ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nuk po e nënshkruan “Asociacionin që po ia jep Albin Kurti, pasi dëshiron të nënshkruajë vetëm me Thaçin dhe Mustafën”, përcjell Bota sot.

“Nga burime të sigurta, Vuçiqi dhe të gjithë serbët e duan asociacionin që u jep Albini. Por, Aleksandari nuk nënshkruan. Ai dëshiron të nënshkruajë vetëm me Hashën dhe me Isën. Ia paska treguar sekretin një këshilltari të tij të afërt. I pëlqente shumë kur nënshkruante me ata të dy. Qeshnin më shumë, ishin më të kënaqur, i shtrëngonin duart më fort, nënshkruanin shumë marrëveshje brenda ditës, kalonin më shpejt nga nënshkrimi në nënshkrim, ndërronin muhabet. Nuk rrinin 12 orë me një muhabet. Kënaqeshin tu nënshkru e t’u bo foto”, ka shkruar Hoxha në një postim në Facebook.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë në formë shakaje se ka dhimbje në dorën e djathtë, andaj nuk mund të nënshkruajë, i pyetur sot nëse do ta nënshkruajë marrëveshjen e arritur të shtunën në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiqi ka thënë se kjo dhimbje do vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme, duke lënë të nënkuptohet se ai nuk do të nënshkruajë marrëveshje normalizimi me Kosovën, gjatë mandatit të tij si president.

“Kam dhimbje të padurueshme në dorën e djathtë, vetëm me të mund të nënshkruajë dhe kjo dhimbje do të vazhdojë edhe katër vitet e ardhshme”, ka deklaruar ai.

MARKETING

RENT A CAR

tre shenjat e horoskopit qe mund te perfundojne vetem 641966cc3b8f6
Story i mëparshëm

Tre shenjat e Horoskopit që mund të përfundojnë vetëm

zbulohet plani i bujshem i britanise se madhe per ti dhene fund luftes ne ukraine 64196872da63d
Story i radhës

Zbulohet plani i bujshëm i Britanisë së Madhe për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë