Vuçiq i drejtohet Putinit!

I dashur vëlla Putin!

Me keqardhje më duhet të konstatoi se perëndimi pa u skuqur fare, ka nisur një kampanjë kundër Rusisë dhe posaqërisht kundër jush.

Duhet të qëndroni i fortë dhe të mos përkuleni para kësaj fushate momentale.  Në këto raste të vështira duhet të llogarisni në popullin serb, në mua dhe në qverinë time.

Po ju betohem se ne na keni pas dhe të jeni të bindur se populli serb, çkado që të ndodhë nuk do ju braktisë kurrë ju dhe popullin vëlla rus.

Rusia dhe Serbia gjithmonë e kanë dëshmuar se jemi të një gjaku, pra jemi vëllezër dhe fal jush, ne kemi arritur të jemi këtu ku ndodhemi sot.

Ne kufizoheshim me kombe të ndryshme që për të mbijetuar na është dashur që të mos bëjmë kurr kompromise, por as gjumë të rehatshëm, sepse na luftonin, insistonin të na i grabisnin trojet tona.  

Ndihma vëllazërore e Rusisë gjithmonë na ka shpëtuar, që të fitonim mbi armiqtë dhe kundërshtarët tanë. Këtë ne nuk ua harrojmë kurrë.

Presioni nga perëndimi është rritur edhe ndaj meje që të ju braktisi ju, por unë u jam përgjigjur ashtu siç e kërkon nderi i popullit serb, duke i ngritur masat në shenjë solidariteti me ju.

Perëndimi pa kurfar turpi flet për luftë dhe nuk i tregon shkaqet e vërteta se ju po zhvilloni një operacion ushtarak, për ta ndihmuar Ukrainën dhe popullin e saj.

Nuk tregohet realiteti që Rusia dhe ju u detyruat ta mbroni popullin rus në Donezk dhe Luhanks, nga gjenocidi që ushtrohej ndaj tyre nga pushteti neonazist i pushtetarëve të Ukrainës.

I dashur vëllau im Putin, unë po ashtu i denoi mercenarët e shumtë shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët i janë bashkuar ushtrisë ukrainase për ta luftuar ushtrinë paqëdashëse të Rusisë.

Ju e dini se si Nato dhe perëndimi ma morën mua Kosovën nga duart. Unë kurrë nuk jam pajtuar me këtë dhe nuk do të pajtohem asnjëherë.

Ata pa kurrfar turpi po ashtu dëshirojnë që ta poshtërojnë Serbinë, po unë nuk do ta lejoj këtë, të jeni i bindur.

Unë i dashur Putin, po pres se si do të zhvillohen ngjarjet mes jush dhe Ukrainës, dhashtë zoti që ju do dilni fitues e tia tregoni vendin EU, perëndimit dhe Natos.

Po të zhvillohen ngjarjet ashtu siç më keni premtuar, unë nuk do të pres gjatë që Kosovën ta kthej në gjirin e Serbisë.

Këtë mision unë ia kam parashtruar vetes dhe shpresoi që nuk do largohem nga kjo botë pa e realizuar.

Edhe unë po ashtu si ju do të nisem rrugës së njejtë për ti realizuar qëllimet e mia, pa marr parasysh se çfletë bota.

 Ne nuk kemi territore për të dhuruar, nëse duan ata t´i shpëtojnë shqiptarët t´i marrin në vendet e tyre, ashtu siç i merrte Turqia në periudha të ndryshme.

I dashur vëllau im Putin, mos u përkul sepse drejtësia është në anën e juaj.

Unë për këtë jam i bindur dhe ne do të lutemi deri në fitoren e popullit vëlla rus.

PS.

I dashuri vëlla Putin, më duhet të ju them se u ngutët pak sepse unë me ndihmën e Thaçit dhe Ramës isha gati ta krijoja botën serbe, por unë jam i bindur në fitoren tuaj. Ju do të jeni mbret i Evropës pa SHBA, kurse unë i Ballkanit./Shkrim satirik nga Mars – Rover

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tetë motivet e mundshme prapa sjelljes së rrezikshme të Vladimir PutinIt

Story i radhës

Forcat ruse bombardojnë bostbllokun e evakuimit të civilëve pranë Kyivit

Të fundit nga