Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në hapjen e samitit “Open Balkan” ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e kësaj iniciative.
Vuçiq duke iu drejtuar përfaqësuesve të Malit të Zi dhe Bosnjës, tha se nuk e ka ndërmend që të lusë çdo ditë që shtete të bëhen pjesë e kësaj nisme.
“Falënderojmë z. Escobarin dhe amerikanët që e mbështesin këtë iniciativë. Dritan, Zoran, jeni gjithmonë të mirëseardhur. Mos u hidhëroni, nuk kam ashtu nevojë, ose sindormë apolgative që çdo ditë të flas për atë ju lutem ejani, ju lutem ejani. Nëse doni të vini, ejani, nëse jo, dëshira juaj. Askush nuk do të iu detyroje”, tha Vuçiq.