Vuçiq dhe Porfirije për situatën në Kosovë: Do të luftojmë për paqe dhe zgjidhje kompromisi

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Patriarku Porfirije, tha sot se duhet bërë gjithçka për të ruajtur paqen dhe se jetët njerëzore duhet të jenë mbi çdo interes tjetër, raporton Anadolu Agency (AA).

“Duhet të bëjmë gjithçka që të ruajmë paqen me çdo kusht, dhe iu luta Presidentit dhe Qeverisë që të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen, ashtu që, Zoti na ruajt, të mos ndodhin konflikte të armatosura, sepse ato nuk janë në dobi të askujt”, tha Porifirije në një konferencë për shtyp me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Porifirije tha se tensionet në Kosovë kanë arritur në një pikë nga e cila mund të hapen rrugë që askush nuk i dëshiron dhe se lutet për të gjithë njerëzit e botës, për paqe, për mirëkuptim të ndërsjellë, për bashkëjetesë dhe paqe mes shqiptarëve dhe serbëve, “sepse është i sigurt fakti që vetëm ne mund ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin përmes përpjekjeve tona”.

Patriarku shprehu besimin se me vullnet të mirë mund të gjendet një rrugë e përbashkët dhe shtoi se “i lutet Zotit që serbët t’i kalojnë Krishtlindjet në paqe”.

Duke folur për ndalimin e hyrjes në Kosovë dje, patriarku theksoi se dita e djeshme për të ishte “një ditë shumë e trishtuar, por edhe për murgjit, murgeshat dhe klerikët që prisnin me gëzim kreun dhe atin shpirtëror të kishës së tyre” dhe se është i sigurt që së shpejti të luten së bashku.

“Dje u përpoqa të bëj disa kontakte të drejtpërdrejta, të cilët mund të ndihmojnë që të hiqet një ndalim i tillë absurd dhe irracional dhe do ta përsëris edhe tani, u bëj thirrje atyre që mendoj se sigurisht mund të ndikojnë tek ata që marrin vendime në Prishtinë, të ndikojnë që një vendim i tillë ndryshohet”, tha Patriarku Porifirije.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pyeti në konferencë se “pse dikush aq histerikisht insiston në heqjen e barrikadave” dhe tha se kjo është e nevojshme “të dëbohen serbët nga Kosova, veçanërisht populli i pabindur nga veriu i Kosovës, sepse kjo shihet si zgjidhje” dhe tha se “në rrugët ku janë vendosur barrikadat nuk kalojnë shqiptarët dhe askush nga jugu i Ibrit”.

Vuçiq tha se tani përfaqësuesit e Serbisë janë duke biseduar me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, sepse, siç shtoi ai, “Beogradi duhet të përfaqësojë interesat e popullit serb”.

“Kemi përfshirë të gjithë njerëzit tanë, të gjitha burimet e mundshme. Po luftojmë për paqe, po përpiqemi të arrijmë një zgjidhje kompromisi”, tha Vuçiq dhe shtoi se do të bisedojë me serbët në ditët e ardhshme “që edhe këta njerëz të festojnë Krishtlindjet në shtëpitë e tyre”.

Duke folur për vendimin e autoriteteve kosovare për t’ia ndaluar hyrjen patriarkut Porifirije në Kosovë, Vuçiq tha se deklaratat që dënojnë këtë akt janë “të turpshme” dhe se kjo flet “për qëndrimin e Perëndimit ndaj popullit serb dhe Serbisë”.

“Ata edhe në këtë njoftim flasin për lirinë e lëvizjes, dhe problemi më i madh është vendosja e barrikadave nga sesa ndalesa që ia bënë patriarkut”, tha Vuçiç.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për entitetin e Bosnjë e Hercegovinës, Republikën Srpska (RS), dhe presidentin e RS-së, Milorad Dodik, për ndihmën që i ofrojnë popullit serb.

Në fund ai u tha serbëve të Kosovës se “çka do që të bëjnë, Serbia është pranë tyre”.





Story i mëparshëm

Lavrov: SHBA dhe NATO dëshirojnë fitore në fushëbetejë në Ukrainë për të shkatërruar Rusinë

Story i radhës

Igor Shtimac çorodit për Argjentinën: Do të ketë një njollë të madhe…

Të fundit nga