Igor Shtimac çorodit për Argjentinën: Do të ketë një njollë të madhe…

Ish futbollisti i mirënjohur i Hajdukut të Splitit, Igor Shtimac, ish reprezentues i Kroacisë, ka çoroditur të gjithë me deklaratën në lidhje me kombëtaren e Argjentinës. 

“Do të ketë një njollë të madhe në titullin e Argjentinës, FIFA i ndihmoi dhe ky është një problem!  

Ajo njollë e madhe do të mbetet. FIFA për fat të keq e ndihmoi Argjentinën.

Për mua, ky është një problem shumë më i madh se e gjithë fama që rrethon organizatorët e Kupës së Botës. Pavarësisht se Messi luajti mirë, që kombëtarja është e organizuar mirë, shija e hidhur nuk do të lahet. 

 Askush nuk ka luajtur futboll si Maradona. Faleminderit Messit për dy dekada të mrekullueshme që na dhuroi të futbollit, rekorde, trofe, por Diego ishte më i fuqishëm. Ai mund të bënte më shumë vetë, ai mund t’i bënte të shkëlqyera ekipet më të dobëta. Do të mbetet përgjithmonë numri 1 për mua”, thotë Shtimac, transmeton mediumi kroat “Veçernj list”. 

Shtimac, ish-trajneri i kombëtares kroate të futbollit që sot drejton kombëtaren e Indisë, tha se panë edhe finalen më të mirë mes Argjentinës dhe Francës. 

“Pas raundit të parë isha i shqetësuar, por me ecurinë e turneut pati duele tërheqëse, gola të shumtë, lojtarë që shënuan turneun në mënyrën e tyre. Ne pamë edhe ndeshjen finale më të mirë ndoshta në historinë e kampionateve botërore, ishte vërtet e tensionuar dhe emocionuese deri në momentin e fundit. Në fund, futbolli sërish fitoi”, – tha Shtimac për “Sportklub”.
 

Është interesante se Shtimac parashikoi të katër gjysmëfinalistët e Botërorit:

“Besova tek ne, sigurisht që reagova pak si tifoz. E shikoja shumë Argjentinën edhe para turneut, e njihja forcën e tyre. Francezët me Mbappe janë favorit të përhershëm dhe pavarësisht se u mungonin shumë lojtarë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vuçiq dhe Porfirije për situatën në Kosovë: Do të luftojmë për paqe dhe zgjidhje kompromisi

Story i radhës

Drejtori i Institutit “Lumo Skëndo” reagon pas aktit vandal, Uran Butka: Dhunimi i memorialit të Mid’hat Frashërit, akt i shëmtuar i forcave enveriste

Të fundit nga