Vuçiç viktimizohet: Në 3 ditët e fundit jam plakur më shumë se në 10 vitet paraprake

February 28, 2022
1 minut lexim

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar për mediat atje se në tri ditët e fundit është plakur më shumë sesa në 10 vitet paraprake, kjo sipas tij për shkak të “presionit” për situatën Rusi-Ukrainë.

Sipas Vuçiq, ai po përballet me presion të madh për t’i vënë sanksione Rusisë për shkak të sulmit mbi Ukrainën.

“Nuk mbaj mend që të ketë pasur një situatë të tillë kaq të vështirë. Në tre ditët e fundit jam plakur më shumë se në 10 vitet paraprake”, ka deklaruar Vuçiq.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, u është drejtuar BE-së dhe SHBA-së ta kenë parasysh veprimin e presidentit serb karshi Vladimir Putin, pasi duket se ndërmjet Perëndimit dhe Putinit, presidenti serb zgjodhi këtë të fundit.

“Pra, duket se Presidenti i Serbisë Vuçiq ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit – ndërsa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës. Kjo nuk është udhëheqje; është frikë morale. BE, SHBA ju lutemi kini parasysh”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Vuçiq po aplikon qëndrim të dyfishtë në kohën kur lufta ka nisur në Ukrainë, me urdhër të Putinit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia e respekton integritetin territorial të Ukrainës, por nuk do të vë sanksione ndaj Rusisë. /Gazeta Express

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ukraina mbron gjithë Evropën

Story i radhës

Meta me ambasadorin ukrainas: Do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të nxitur armëpushimin

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë