Vuçiç për bisedimet me Kosovën: Më mirë të negociojmë 100 vjet sesa të luftojmë 1 ditë

min lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, teksa ka folur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për procesin e dialogut dhe raportet me Republikën e Kosovës, ka thënë se dialogu është e vetmja alternativë dhe dialogu drejt gjetjes së një marrëveshje duhet të vazhdojë edhe nëse zgjatë 100 vjet.

Vuçiq ka thënë se më mirë të negociohet për 100 vjet sesa të luftohet për një ditë. Kreu i shtetit serb ka thënë se “kurrë nuk ëndërrojmë të kthehemi në shtigjet e konfliktit dhe gjakderdhjes”, shkruan RTS.

“Është një proces i vështirë, ka më shumë se dhjetë vjet që po vazhdon, por nuk shohim alternativë. Është më mirë të negociojmë për njëqind vjet sesa të luftojmë për një ditë. Jam i bindur se do të arrijmë një zgjidhje reciprokisht e pranueshme, e bazuar në kompromis, sepse kjo është absolutisht e vetmja mënyrë për të arritur qëllimin tonë, që është vendosja e paqes afatgjatë, si parakusht për një jetë të begatë për serbët dhe shqiptarët në rajonin tonë.Ne tashmë i kemi shteruar të gjitha opsione të tjera dhe, të paktën për sa i përket Serbisë, ne kurrë nuk ëndërrojmë të kthehemi në shtigjet e konfliktit dhe gjakderdhjes”, ka thënë Vuçiq.

Ai thotë se rajoni i Ballkanit nuk mund të përballojë një tjetër konflikt.

“Unë besoj se në këtë përpjekje do të kemi vullnetin dhe mirëkuptimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, sepse edhe ata e dinë shumë mirë se disa vendime të mëparshme të qeverive të tyre ishin të këqija dhe nuk funksionuan për të ardhmen e rajonit tonë dhe paqes botërore. Beogradi është duke e udhëhequr këtë proces në rrethana shumë komplekse në të cilat ka një luftë hibride dhe një fushatë të ndyrë nga ana e opinionit ndërkombëtar kundër vendit tonë në fusha të ndryshme.Mjafton t’ju kujtojmë citimet dhe deklaratat e mediave botërore se Serbia do sulmojnë fqinjët e saj dhe se kjo paraqet kërcënim për stabilitetin rajonal, sigurisht që nuk ka ndodhur kurrë, dhe ishte vetëm një në vargun e gënjeshtrave të shumta kundër Republikës së Serbisë”, ka shtuar ndër të tjera presidenti i Serbisë./GazetaExpress/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto vende do të mbeten pa rrymë deri në 5 orë në tri ditët e ardhshme

Story i radhës

Shqiptarët, më të shëndetshëm se rajoni dhe vendet e tjera të Evropës

Të fundit nga