vucic paralajmeron do te kerkojme dislokim te ushtrise serbe ne kosove 6394daae9df63

Vuçiç paralajmëron: Do të kërkojmë dislokim të ushtrisë serbe në Kosovë

December 10, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar të shtunën se autoritetet serbe do të bëjnë kërkesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në përputhje me Rezolutën 1244, të sigurojnë dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës.

Vuçiç pretendon se sipas Rezolutës 1244, Serbia ka të drejtë të kthejë forcat e saj në Kosovë.

Në një konferencë për media, presidenti serb ka thënë se më 10 dhjetor është arritur pajtueshmëri për tekstin e kërkesës dhe se vendimi i Qeverisë do të merret “të hënën ose të martën”.

Misioni i KFOR-it nuk i është përgjigjur Radios Evropa e Lirë në pyetjen se si i komenton paralajmërimet nga Serbia.

“Sigurisht që nuk kam iluzione dhe e di që do ta refuzojnë këtë kërkesë”. Kështu që po jua them paraprakisht. Por është mirë që një ditë nuk do të mund të thonë se nuk kemi kërkuar kurrë dhe se asnjë Qeveri nuk guxoi të kërkonte”.

“Ata (KFOR) do të gjejnë arsye të panumërta për të cilat do të na informojnë se nuk është e nevojshme dhe se janë plotësisht në kontroll (të situatës), megjithëse nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë. Ne do të kërkojmë mënyrat e reja ligjore…. Lufta jonë formale-juridike ende nuk ka filluar”, ka thënë mes tjerash Vuçiç.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kosova nuk ka toka per te falur 6394da48eb1fa
Story i mëparshëm

Kosova nuk ka toka për të falur

aktivisti rus qe ndan nobelin per paqe tha se autoritetet i thane ta refuzonte cmimin 6394dba36fbe6
Story i radhës

Aktivisti rus që ndan Nobelin për Paqe tha se autoritetet i thanë ta refuzonte çmimin

Të fundit nga

Pedro Pascal befason Ana De Armas

Mbrëmja e premierës së shumëpritur të filmit Ballerina në Mbretërinë e Bashkuar u kthye në një moment të paharrueshëm për fansat dhe aktoren kryesore, Ana De Armas, kur aktori i njohur Pedro
ShkoLartë